Peshk salmon në zgarë me salcë mango dhe avokado

Receta qe po iu paraqesim sot, perben nje pjate shume te veçante, e cila kombinon shijen e peshkut salmon te pasur me omega 3, dhe vitaminat C, fibrat dhe antioksidantet te gjendura ne salcen e frutave. Kjo pjate e dyte i pershtatet sidomos personave qe duan te humbasin kilet e teperta, por ne te njejten kohe te ushqehen shendetshem. Perberesit

…per salmonin

  • 4 fileto peshku salmon
  • 50ml vaj misri
  • 2 luge salce soje
  • 1 luge te vogel salce pikante (Sriracha)
  • 1/2 luge xhenxhefil pluhur
  • 1 thelpi hudher te grire holle

…per salcen me mango dhe avokado

  • 1 mango e prere ne kubik te vegjel
  • 1 avokado e prere ne kubik te vegjel
  • 1 domate e prere ne kubik te vegjel
  • 1 qepe e njome e prere holle
  • 1 qepe e vogel e kuqe e prere holle
  • 2 luge vaj misri
  • lengun e 1 limoni
  • pak menderz
  • kripe
  • piper

Marinojme fillimisht salmonin per 2-4 ore duke hedhur te gjithe perberesit, pra filetot e peshkut, vajin e misrit, salcen e sojes, salcen pikante, xhenxhefilin dhe hudhren e grire holle ne nje tas te madh dhe e perziejme shpesh. Pasi te kete kaluar kjo kohe, heqim lengun e tepert nga filetot  dhe i pjekim ne zgare te lyer me pak vaj misri per rreth 5 minuta, apo derisa peshku te shkeputet lehte nga zgara. Pregatisim salcen me fruta duke vendosur te gjithe perberesit ne nje ene dhe duke i lene ne nje vend te fresket per rreth 1 ore. I shoqerojme filetot e salmonit me salcen e frutave dhe ne vend te bukes mund te perdorim sipas deshires pilaf ose kus kus.

Reklama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: