Kadaifi eshte nje embelsire klasike Shqiptare e pregatitur me brume ne fije, te cilit i hidhet shume gjalp, arra dhe regjet ne sherbet te trashe.
Perberesit
- 1kg kadaif ne fije
- 1/2kg arra te therrmuara dhe te pjekura
- 1/2kg gjalp pa kripe
- 2 luge te vogla kanelle
…per shurupin
- 1l uje
- 1.5kg sheqer
- 2 luge gjelle leng limoni
PREGATITJA E MBUSHJES
Perziejme arrat me kanellen dhe i leme menjane.
Ne kete moment, kadaifin mund ta pregatisim ne dy menyre:
1. KADAIF ROLE’ Per te pregatitur kadaifin rolè, e ndajme kadaifin ne fije ne 24 pjese (ose me shume nese i deshironi copat me te vogla). Cdo pjese e hapi ne forme gjatesore, vendosim ne mes nje luge mbushje me arra dhe e rrotullojme ne forme rolèje duke i vendosur copat njera pas tjetres ne nje tave te lyer me gjalp. I sperkasim siper me gjalpin e mbetur perpara se ta fusim ne furre.
2. KADAIF I SHTRUAR E ndajme kadaifin ne dy pjese te barabarta. Shtrojme si fillim ne taven e lyer me gjalp gjysmen e kadaifit, hedhim te gjithe mbushjen me arra duke e shperndare ne menyre te njetrajtshme dhe shtrojme edhe kadaifin e mbetur. E sperkasim siperfaqen me gjalpin e mbetur perpara se ta fusim ne furre.
PJEKJA
E pjekim ne furre te parangrohur ne 160°C per 50-60 minuta, apo derisa ne siperfaqe te kete marre ngjyre te arte. E leme te ftohet plotesisht perpara se ti hedhim shurupin.
SHURUPI
Vendosim ne nje tenxhere ujin, sheqerin dhe lengun e limonit. E ziejme egzaktesisht 7 minuta qe nga fillimi i marrjes vale te shurupit duke e perziere ne menyre qe sheqeri te shkrihet plotesisht. Pas kesaj, ia hedhim me luge kadaifit tashme te ftohte derisa ta thithi te gjithe sherbetin. E leme nje nate ose 8-10 ore ne menyre qe te sigurohemi qe i gjithe shurupi eshte thithur nga kadaifi. Me pas e sherbejme te ndare ne copa.
Foto nga: http://zena.blic.rs
sh t mira
PëlqejeniPëlqejeni
Super
PëlqejeniPëlqejeni
Wawwww edhe ne foto eshte shume i mire
PëlqejeniPëlqejeni
Kjo lloj pregatitje me pelqeu shume edhe me doli shume i mire.
PëlqejeniPëlqejeni
Me pelqen shume ky kadaif.
PëlqejeniPëlqejeni
Kadaifi doli ipersosur
PëlqejeniPëlqejeni