Tortë me çokollatë

  • Vështirësi: mesatare
  • Shtype
Receta e tortes me çokollate e paraqitur me poshte, rekomandohet te pregatitet kryesisht ne raste festash pasi realisht kerkon pak kohe. Por, rezultati final do ti lere te gjithe te ftuarit tuaj me pjaten perpara duke kerkuar edhe nje fete tjeter! Gjithashtu, nuk harrojme te falenderojme Stelen per kete recete.

Perberesit per nje torte me diameter rreth 24cm
…per pandispanjen me kakao

  • 200gr miell 00
  • 100gr sheqer pluhur
  • 100gr sheqer normal
  • 9 veze (nga te cilat: 6 te bardha dhe 9 te verdha)
  • 230gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 50gr kakao pa sheqer
  • 12gr pluhur pjekes
  • 1 bustine vanilje

…per shurupin

  • 250gr sheqer
  • 150ml uje
  • pak vanilje ose aroma te tjera

…per kremin

  • 250ml uje
  • 150gr sheqer
  • 300gr pana per embelsira
  • 4 te bardha vezesh
  • 180gr çokollate te zeze
  • copeza çokollate per zbukurim

Pregatisim si fillim pandispanjen me kakao sipas recetes se paraqitur ketu. E leme te ftohet nderkohe qe vazhdojme me pregatitjen e shurupit:

Vendosim ne zjarr te ulet ujin me sheqerin duke i perziere here pas here derisa ky i fundit te jete shkrire plotesisht. Ne fund, shtojme edhe pak vanilje apo disa pika arome rumi, portokalli etj, per ti dhene shije. E leme menjane dhe pregatisim kremin:

Vendosim nje tjeter ene ne zjarr te ulet duke shtuar serisht 250gr sheqer dhe 150ml uje, por kesaj rradhe pa i trazuar, derisa shurupi te arrije temperaturen 125°C (e matim me anen e nje termometri kuzhine).
Rrahim ne nje tas te madh te bardhat e vezeve me ndihmen e nje rrahesi elektrik duke shtuar pak nga pak shurupin e nxehte qe pregatitem me siper derisa te formohet nje mase e qendrueshme.

Shkrijme ne nje ene çokollaten e zeze dhe ia hedhim gjithmone duke e trazuar mases me te bardhat e vezeve qe pregatitem me siper.Shtojme edhe panen per embelsira te rrahur fort dhe e perziejme te gjithe kremin shume mire.

E presim pandispanjen ne sa shtresa e duam torten (zakonisht ne 2 ose 3), e sperkasim me shurupin e mesiperm, shtrojme nje shtrese kremi me çokollate, dhe vendosim serisht nje fete pandispanje. E sperkasim serisht me shurup, me kremin me çokollate dhe vazhdojme ne kete menyre edhe me shtresen e trete. E vendosim te gjithe masen ne frigorifer per tu ftohur. Vendosim ne frigorifer edhe pjesen tjeter te kremit qe kemi pregatitur. Pasi edhe torta edhe kremi jane ftohur, zbukurojme torten me kete te fundit duke e sperkatur edhe me copeza te vogla çokollate.

Advertisements

22 Comments

    • Unë Gatuaj says:

      @Anila, pluhuri pjekes sherben per te fryre embelsirat ne momentin qe piqen brenda ne furre, pa patur nevoje ti leme te vijne si me majane e birres. Nuk eshte as sode buke, eshte nje tjeter fryres brumi.

      Pëlqejeni

  1. mobi says:

    Pana ne anglisht whipped cream. Kremi qe perdoret per embelsira, krem i bardhe. Pana eshte e lengshme, dhe kur e mikson, behet krem si bore. Se di, shpresoj ta gjesh:). I thone edhe hopla cream..

    Pëlqejeni

  2. REZI says:

    KISHA NJE PYETJE, GJATE LEXIMIT TE RECETES PASHE NE FILLIM THOTE RRAHIM TE BARDHAT E VEZES E I HEDHIM PAK NGA PAK SHURUPIN E NXHEHTE, I RRAHIM DERISA TE FORMOJME NJE MASE TE QENDRUESHME. DUA TA BAEJ KETE TORTE E KJO ESHTE QE ME HABITI PAK VEZA E RRAHUR ME SHURUPIN E NXEHTE, FLM.

    Pëlqejeni

  3. nita says:

    I’m trying so hard to understand this recipe but is so complicated please can some one send me the instructions in simple english i’m alabanin but i grew up in USA is very hard to read and understand half of the stuff and the cake looks great i’m so ready to try it.

    Pëlqejeni

  4. Lada says:

    Hi, e kam bere 4 here kete torte se me pelqen, e fundit ishte dje, dhe mbasi hedh shurupin e nxehte 125 grade, ena e mixerit vazhdon te jete e nxehte, dhe kur I hedh çokollaten e shkrire me behet flat e sheshte I kam hedhur panen per ta mbledhur por nuk ben dobi. Julutem me ndihmoni me ndonje sugjerim se kjo torte me kujton TORTAT DUBOSHE qe I benim per vitin e ri. Faleminderit per kohen tuaj xx

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: