Bukë Pashke me vezë të ngjyrosura

Buka e Pashkes pregatitet mengjesin e Pashkes ne pothuajse çdo familje te krishtere dhe duke qene se ka nje shije as te embel as te kripur, konsumohet per mengjes lyer me pak reçel ose edhe me djath te bardhe. Mund ti jepet forma nga me te ndryshmet, qe nga gersheti e deri tek forma klasike e gjevrekut. E vetmja gje me te cilen duhet te beni kujdes, eshte ngjyruesi qe do te ngjyrosni vezet e Pashkes; duhet te jete patjeter ushqimor!

Perberesit

  • 1/2kg miell 00
  • 5 veze
  • 100gr gjalp te shkrire ne mikrovale
  • 100ml qumesht
  • 150gr sheqer
  • 30gr maja birre
  • 3 veze te ngjyrosura Pashke

Fillimisht, shkrijme majane e birres ne pak uje te ngrohte duke shtuar me pas edhe qumeshtin e vaket. Shtojme nje luge te vogel sheqer, gjysmen e miellit dhe i perziejme mire derisa te formohet nje perberje homogjene. Ne kete moment, brumi rezulton pak ngjites ne duar, por nuk eshte problem! E leme te vije te gjithe masen ne nje ambjent te ngrohte larg korrenteve te ajrit (psh ne furren e fikur) per rreth 2 ore, apo derisa te dyfishoje vellimin e saj.

Ne nje ene te madhe, rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik vezet me pjesen e mbetur te sheqerit, shtojme gjalpin e shkrire ne mikrovale dhe gjysmen tjeter te miellit.

Pasi te kene kaluar dy ore dhe brumi te jete fryre, e bashkojme me brumin e mesiperm me veze duke i perziere sa me mire me njeri tjetrin ne menyre qe te formohet nje mase e vetme e cila duhet te rezultoje elastike dhe jo shume e holle (ne kete rast, shtojme edhe pak miell). E vendosim serisht per tu fryre edhe per 2 ore te tjera.

Pasi ka kaluar kjo kohe, e ndajme brumin ne dy pjese duke formuar dy rripa te gjate te cilet i gershetojme midis tyre. Vendosim ne mes vezet e kuqe te ziera, e transferojme ne taven ku do ta gatuajme  te lyer paraprakisht me pak gjalp dhe miell dhe e leme te vije edhe per 1 ore tjeter. E pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 30 minuta.

Advertisements

8 Comments

  1. I paemër says:

    receta eshte me 1 kg miell 4 veze 250gr gjalp. 1 fixhan caj qumesht dhe 1 filxhan caj sheqer lekure portokallidhe 18 gr maja (nje luge gjelle) si dhe pak kripe ,nje luge kafe.pasi behet brumi ndahet ne dy rolona te cilet behen gershet dhe 15 min. nga fillimi i pjekjes lyhet me te verdhen e vezve . futet prap me u pjek.ne fillim te gershetit vendoset nje veze e e zjer kuptohet e kuqe.

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: