Tortë me kakao dhe krem djathi

Torta me kakao e pregatitur ne kete menyre, eshte teper e lehte dhe jo shume e embel. Kremi i djathit i bashkuar me kakao dhe mjalte, i jep nje shije me te vertete te veçante, gje qe e ben te serviret ne çdo tryeze dhe me çdo rast.

Perberesit per nje tave me diameter 18cm
…per kekun me kakao

  • 175gr miell
  • 125gr sheqer pluhur
  • 25gr kakao pluhur
  • 150ml vaj luledielli
  • 150ml qumesht
  • 2 veze
  • 1 luge te vogel sode buke
  • 1 luge te vogel pluhur pjekes
  • pak vanilje

…per kremin me kakao

  • 300gr krem djathi me yndyre te plote (te tipit philadelphia original)
  • 125gr sheqer pluhur
  • 2 luge plot kakao pluhur
  • 2 luge mjalte

Bashkojme fillimisht ne nje tas te madh sheqerin pluhur, miellin, kakaon, soden e bukes dhe pluhurin pjekes duke i situr nje nga nje ne menyre qe te mos mbeten kokerriza te cilat mund ta prishin perberjen e kekut.

Ne nje tjeter tas bashkojme vajin e lulediellit, vaniljen, vezet e rrahura pak dhe qumeshtin derisa te formohet nje perberje homogjene. E hedhim kete mase tek perberesit e thate (pra, sheqerin, miellin, kakaon etj) derisa te perftojme nje brume jo shume te trashe.

Lyejme nje tave te rrumbullaket me diameter rreth 18cm me pak vaj dhe miell, hedhim ne te brumin, e nivelojme mire dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 40 minuta, duke bere gjithmone ne fund proven e pirunit.

E leme te ftohet rreth 5 minuta ne temperature ambjenti, me pas e heqim nga forma dhe e lejojme te ftohet plotesisht.

Pregatisim kremin duke rrahur me ndihmen e nje rrahese vezesh manuale kremin e djathit derisa ky te zbutet, shtojme sheqerin pluhur, kakaon e situr dhe mjaltin duke i perziere shume mire.

Ne momentin qe keku eshte ftohur, e ndajme me kujdes ne dy pjese horizontalisht dhe gjysmen e kremit e perdorim per ta mbushur ne brendesi, ndersa me gjysmen tjeter e lyejme ne siperfaqe. E zbukurojme me bajame te qeruara sipas deshires ose me arra.

Kjo embelsire ruhet ne frigorifer per maksimumi 3 dite.-:

Reklama

8 Comments

  1. I paemër says:

    eshte shume torte e mire te hedh nepsin qe ktu e atje emmmmmmmmmmmmmmmmmm jane shume te mra te gjitha te recetat ju lumshin duart te gjitheve …..bravo bravo jeni te mrekullusshem .

    Pëlqejeni

  2. ola says:

    ju lutem a mund te me shpjegoni se cfare eshte PLUHUR PJEKES ka shume recet te cilat nuk i kam realizuar dot per shkak se nuk e kam degjuar ndonjeher kete perberes….ju lutem me ktheni nje pergjigje

    Pëlqejeni

    • Unë Gatuaj says:

      @Ola, pluhuri pjekes sherben per te fryre embelsirat, tortat etj ne momentin qe ato piqen, pra pa i lene te vijne si me majane e birres. Mund ta gjesh ne cdo supermarket nen emrin Baking Powder, jane disa qese te vogla ngjyre te verdhe.

      Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: