Tortë e ftohtë me arrë kokosi

  • Racione: 6-8 persona
  • Vështirësi: e vështirë
  • Shtype

Torte-e-ftohte-me-arre-kokosi.jpg

Torta qe do t’ju paraqesim me poshte, eshte nje embelsire e shijshme tipike verore e cila edhe pse kerkon pak kohe ne realizim, rezultati final do ta justifikoj totalisht. Ju keshillojme ta provoni sidomos kur keni ndonje feste ne te cilen doni te lini pershtypje te shkelqyer tek miqte tuaj!

Perberesit per nje torte me diameter 26cm

…per kekun me çokollate

  • 120gr gjalp ne temperature ambjenti
  • 150gr çokollate te zeze per gatim
  • 4 veze
  • 130gr miell
  • 20gr niseshte
  • 150gr sheqer normal
  • 40gr sheqer pluhur
  • 1 luge te vogel pluhur pjekes
  • pak kripe
  • pak vanilje

…per kremin me arre kokosi

  • 650ml qumesht
  • 350ml pana te fresket per embelsira te pasheqerosur
  • 200gr arre kokosi pluhur
  • 100gr sheqer
  • 30gr niseshte
  • 12gr xhelatine pjeshke ne flete (ose 6 flete)
  • 70ml rum te bardhe ose pije tjeter me shije kokosi

PREGATITJA E KEKUT ME COKOLLATE

Si fillim, vendosim per te shkrire çokollaten e zeze ne banjomari ose ne zjarr shume te ulet derisa te perftojme nje krem çokollate plotesisht pa kokerriza.

Nderkohe, rrahim me ndihmen e nje rrahesi elektrik gjalpin ne temperature ambjenti me sheqerin pluhur dhe te verdhat e vezeve derisa perberja te fryhet dhe te marre ngjyre te hapur. Shtojme çokollaten e shkrire te ngrohte dhe vazhdojme perzierjen edhe per disa sekonda.

Ne nje ene tjeter, rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe derisa te formohet nje perberje qe nuk bie nga tasi, shtojme pak nga pak sheqerin normal dhe vazhdojme rrahjen. Te bardhat e vezeve ia shtojme perberjes me te verdha vezesh duke e perziere me kujdes nga poshte lart ne menyre qe te mos bjere volumi. Shtojme se fundi edhe miellin, niseshten dhe pluhurin pjekes te situr paraprakisht duke i perziere mire.

Lyejme me pak gjalp dhe miell nje tave te rrumbullaket me diamter rreth 26cm, shtojme perberjen e mesiperme dhe e nivelojme me kujdes. E pjekim ne furre te parangrohur ne 160°C per rreth 30 minuta, gjithmone duke bere proven e pirunit per te pare nese eshte pjekur ne brendesi. E leme te ftohet plotesisht, me pas e heqim nga tava dhe e vendosim ne frigorifer nderkohe qe pregatisim kremin.

PREGATITJA E KREMIT ME ARRE KOKOSI

Vendosim ne nje ene te vogel me uje te ftohte fletet e xhelatines se pjeshkes per rreth 10 miuta derisa te zbuten.

Ne nje tenxhere, hedhim qumeshtin, arren e kokosit pluhur dhe e vlojme per rreth 1 minute. Fikim zjarrin dhe shtojme sheqerin dhe niseshten duke e perziere shpejt ne menyre qe te mos formohen kokerriza. Shtojme xhelatinen e shtrydhur mire dhe se fundi edhe rumin (ose liker tjeter) duke i perziere serisht. E leme te ftohet plotesisht perberja ne temperature ambjenti.

Ne nje ene, rrahim per vetem pak sekonda panen per embelsira dhe ia shtojme perberjes se mesiperme duke e perziere me delikatese derisa te formohet nje krem homogjen. Ky eshte kremi me te cilin do te mbushim torten.

PREGATITJA E TORTES SE FTOHTE

Kekut me çokollate i heqim koren e siperfaqes dhe e ndajme ne dy pjese te barabarta horizontalisht. Te njejten tave ku pregatitem kekun, e pastrojme, e veshim me leter furre dhe vendosim njeren gjysme te kekut. Shtojme te gjithe kremin me arre kokosi dhe e nivelojme mire. Vendosim edhe pjesen tjeter te kekut me çokollate duke ushtruar pak presion me duar. E vendosim embelsiren ne frigorifer per gjithe naten.

Ne momentin e servirjes, e heqim nga tava dhe e dekorojme sipas deshires: me kakao pluhur, me arre kokosi ose me pak pana te rrahur. Kjo torte ruhet ne frigorifer per maksimumi 3 dite.

Torte-e-ftohte-me-arre-kokosi.jpg

Advertisements

7 Comments

    • Unë Gatuaj says:

      @Emine, jane flete te holla te perbera nga xhelatina te cilat ndihmojne qe kremi te behet me kompakt, mund ti gjesh ne cdo supermarket po te pyesesh ose ne dyqanet e specializuar per embelsira.

      Pëlqejeni

  1. anda says:

    pershendetje ne pjesene par thuhet e rrahim gjalpin me te verrdha vezesh ,
    ne enen tjete rrahim te barrdhat e vezve dha ja shtojm te verrdhat e zezve sa vez jon ne enen e par me cokolat dhe sa vez jan ne enen tjeter ??
    a po 2 vez ne te paren e 2 ne te dyten ??
    ju faliminderit

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: