Kjo recete, eshte e gatuar ne nje stil teresisht te kuzhines austriake, por ne te njejten kohe eshte ndikuar edhe nga zakonet e gastronomise turke. Provoni ta shoqeroni me nje nga sallatat e shumta qe ne ju propozojme!
Perberesit
- 600gr mish te grire viçi
- 100gr proshute e tipit mortadela
- 1 patate mesatare
- 1 veze
- 100ml birre bionde
- 2 luge plot djath kaçkavall te grire
- 1 thelpi hudher
- 1 tufe majdanoz
- pak arre moskate
- nje maje luge kanelle
- miell
- vaj luledielli
- 1 qepe te njome
- kripe
- piper
Ziejme si fillim pataten me gjithe lekure ne uje te kripur per rreth 30 minuta derisa te zbutet plotesisht. Nderkohe qe eshte akoma e nxehta, e qerojme dhe e kalojme ne shtypesen e patateve (ose me dhembet e nje piruni) duke e reduktuar ne puré.
Ne nje ene te madhe, bashkojme mishin e grire me purène e patateve, proshuten mortadela te grire ne mikser se bashku me hudhren, vezen, djathin kaçkavall, majdanozin e grire, kanellen, arren moskate dhe kripe e piper.
Formojme me perberjen sfera me madhesine e nje kajsie dhe i kalojme ne miell.
Ne nje tigan hedhim 5-6 luge vaj luledielli dhe shtojme qepen e njome te grire shume holle duke e kaverdisur per 1-2 minuta. Shtojme qoftet dhe i skuqim per rreth 5 minuta duke i kthyer ne menyre qe te gatuhen uniforme. Shtojme birren dhe i gatuajme edhe per 10 minuta te tjera.
I sherbejme qoftet te ngrohta.