Tartë tatin me kungulleshka dhe domate

Tarta tatin, tradicionalisht i referohet nje lloj torte me molle ku keto te fundit bashkohen me sheqerin e gjalpin dhe korja e tortes ndodhet ne siperfaqe te saj, e jo poshte si zakonisht. Per kete arsye, tarta tatin duhet kthyer permbyse direkt pas pjekjes. Por versionet tashme jane nga me te ndryshmet, dhe ne pikerisht po ju paraqesim nje te tille te kripur, mjaft te vecante si nga pamja ashtu dhe nga shija!
Perberesit

  • 1 pete sfoljate e rrumbullaket me diameter 26-28cm
  • 2 kungulleshka
  • 3-4 lule kungulleshke (fakultative)
  • 2 domate te rrumbullakta
  • 2 luge sheqer
  • 4 luge uthull vere te bardhe
  • 4 luge vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Pastrojme kungulleshkat dhe domatet dhe i presim ne feta te pjerreta me trashesi rreth 5mm.

Ne nje tigan, shkrijme 1 luge sheqer me 2 luge uthull vere te bardhe, shtojme ne fillim kungulleshkat dhe i leme te karamelizohen per pak minuta. I heqim dhe i leme menjane. Te njejten gje bejme edhe me fetat e domateve duke perdorur sheqerin dhe uthullen e mbetur.

Lyejme me 2 luge vaj ulliri nje forme te rrumbullaket tortash me diameter rreth 24cm. Vendosim njera pas tjetres fetat e kungulleshkave dhe domateve te karamelizuara, i rregullojme me kripe, piper dhe i mbulojme me peten sfoljate te rrumbullaket duke futur anet e petes brenda formes .

E pjekim tarten ne furre te prangrohur ne 200°C per rreth 25 minuta derisa peta sfoljate te kete marre ngjyre te arte. E nxjerrim nga furra, e leme per rreth 5 minuta ne temperature ambjenti dhe me pas e kthejme ne nje pjate te ceket. E zbukurojme me lulet e kungulleshkave te pastruara dhe te skuqura ne vajin e ullirit te mbetur

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: