Mund ta pregatisni kete antipaste ne ditet tuaja te festave duke kenaqur shijen e çdokujt!
Perberesit
- 6 veze te ziera fort
- 80gr peshk ton nen vaj (1 kuti)
- 1 kastravec te vogel turshi
- 1 luge plot spec i kuq i grire holle
- 1 luge plot qepe te grire holle
- 4 luge plot majoneze
- pak mustarde
- pak piper te zi
- nje maje luge sherebel
- pak spec i kuq i embel per dekorim
Qerojme vezet e ziera fort, i ndajme ne dy pjese per se gjati, heqim me kujdes te verdhen dhe e copetojme me dore duke e vendosur ne nje tas. Shtojme peshkun ton te cilit i kemi hequr vajin e tepert, kastravecin turshi te prere shume holle, qepen, specin e kuq, majonezen, mustarden, pak piper, pak sherebel dhe e perziejme shume mire derisa te formohet nje perberje homogjene.
Mbushim gjysmat e te bardhave te vezeve me masen e perftuar dhe i sperkasim me pak spec te kuq te embel.
Foto nga: http://cookingwhims.com/