Qofte e madhe me djathë

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: mesatare
  • Shtype

qofte e madhe

Nje alternative e qoftes se mbushur sipas deshires, eshte qoftja e madhe me djath ne siperfaqe dhe e shuar me brendi (konjak) ne furre. Provoni ta shoqeroni me patate te furres ose me nje sallate te stines!

Perberesit

  • 500gr mish i grire viçi
  • 100gr proshute e pjekur e grire ne mikser
  • 1 patate mesatare e ziere e reduktuar ne purè
  • 2 veze
  • 30gr djath kaçkavall te grire
  • 80gr djath qe shkrin (te tipit guda, fontina etj)
  • 2-3 luge galete (buke te thate te grire)
  • 1 qepe
  • 40gr gjalp
  • 1 luge vaj ulliri
  • 80ml brendi (konjak)
  • 2 gjethe dafine
  • kripe
  • piper

Bashkojme ne nje ene te madhe mishin e grire, purène e patateve, proshuten, vezet, djathin kaçkavall te grire, kripen dhe piperin derisa te perftojme nje brume homogjen. Me kete perberje formojme nje qofte te madhe te cilen e kalojme ne galete dhe e leme menjane.

Marrim nje leter alumini (aq te madhe sa ta mbuloje komplet qoften) dhe vendosim ne bazamentin e saj qepen e prere holle, e sperkasim me 1 luge vaj ulliri, vendosim siper qoften e madhe dhe e rregullojme me disa copeza gjalpi ne siperfaqe dhe 2 gjethe dafine. E mbyllim letren e aluminit ne formen e karameles dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 1 ore.

Kur te jete pjekur, e heqim nga furra, eleminojme letren e aluminit dhe e vendosim qoften ne taven ku e gatuam bashke me lengun qe ka leshuar. Vendosim mbi qoften djathin qe shkrin te prere ne rripa, e lagim me pak brendi dhe e rivendosim ne furre edhe per 5 minuta te tjera derisa djathi te jete shkrire. E shoqerojme te prere ne feta me sallaten e stines.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: