Si të gatuajmë me avull

Gatimi me avull eshte padyshim menyra me e shendetshme dhe dietike e gatimit e shpikur deri me sot. Ky sistem lejon zierjen e ushqimeve fale avujve te ujit te cilet qarkullojne perreth tyre, duke evituar kontaktin e drejtperdrejte te ushqimit me ujin, gje qe redukton ne minimum humbjen e vitaminave dhe kriperave minerale duke ruajtur te pacenuar shijen dhe aromen e tyre.

MENYRAT E GATIMIT ME AVULL

-Gatues elektrik me avull– jane te perbere nga te pakten dy ene te cilat vendosen mbi nje bazament te mbushur me uje. Edhe pse pak te medhenje ne permasa, jane teper praktik dhe te lejojne te gatuash me shume se dy perberes njekohesisht, psh perimet ne pjesen e poshtme dhe peshkun ne pjesen e siperme. Gjithashtu mund te perdoret per te ngrohur makarona, oriz, pa i ngjitur ato.

-Shportat e bambuse– me prejardhje aziatike, jane shume te bukura ne pamje dhe mund te vendosen ne mes te tavolines te mbuluara me kapakun e tyre per ti mbajtur ushqimet te ngrohta.

Tenxhere, kulluese makaronash (jo plastike), pecete e paster-kjo eshte nje menyre praktike te cilen cdokush mund te realizoj ne shtepi. Vendosim ne zjarr mesatar nje tenxhere me pak uje, siper saj vendosim kulluesen e makaronave e cila duhet te jete metalike dhe e veshim nga brenda me nje pecete te paster. Siper pecetes vendosim perimet qe duam te gatuajme dhe i veme kapakun ne menyre qe avulli te qarkulloje brenda perimeve.

RREGULLAT QE DUHEN NDJEKUR GJATE GATIMIT ME AVULL

Uji, lengun i mishit apo cdo leng tjeter qe do perdorni per kete lloj gatimi, nuk duhet ti preke ushqimet.

Duhet te llogarisni sasine e lengun ne varesi te llojit te ushqimit qe do gatuani.

Mos gatuani njekohesisht ushqime, shija e te cilave nuk kombinohet me njera tjetren, psh brokoli ne pjesen e  poshtme dhe embelsira ne pjesen e siperme.

USHQIMET QE MUND TE GATUHEN ME AVULL

Kjo metode gatimi i pershtatet te gjitha perimeve dhe peshkut, te cilet i ruajne shume mire vlerat ushqimore dhe aromen e tyre. Nuk eshte e keshillueshme per mishin e kuq i cili kerkon nje kohe me te zgjatur gatimi.

Perimet qe mund te gatuhen me avull dhe kohezgjatja e tyre:

Argjinare (i plote)- 30-60 minuta
Argjinar (zemra e tyre)- 10-15 minuta
Bishtajat- Koha e gatimit: 5-15 minuta
Bizelet- Koha e gatimit: rreth 3 minuta
Panxhar sheqeri-40-60 minuta
Brokoli- gatuhen ne pjesen e siperme te gatueses elektrike me avull. Gjate gatimit, ngjyra e brokolit behet me e forte. Koha e gatimit: 5 minuta
Karrotat- ndahen ne 4 pjese per se gjati. Koha e gatimit: nga 6 deri ne 8 minuta
Kungulleshka- e ndajme ne 4 pjese per se gjati. Koha e gatimit: 6 deri ne 8 minuta
Laker brukseli- gatuhen ne pjesen e siperme te gatueses elektrike me avull. Koha e gatimit: rreth 10 minuta
Lulelaker- ndahet ne dege te vogla. Koha e gatimit: rreth 6 minuta.

Shpargujt- gatuhen ne pjesen e siperme te gatueses elektrike me avull. Koha e gatimit: rreth 4 minuta per shpargujt me te holle dhe rreth 6 minuta per ata me te trashe.

DISA SEKRETE PER TI DHENE AROME USHQIMEVE QE GATUHEN ME AVULL

-Vendosni ereza te fresketa poshte perberesve qe po gatuani

– Perdorni leng mishi aromatike ne vend te ujit ose mund te shtoni pak vere te bardhe

-Vendosni ereza te fresketa ne ujin e gatimit

-Sperkatini ushqimet me pak kripe te tr

Advertisements

1 Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: