Barbuni, eshte nje nga peshqit me te shijshem dhe me te shendetshem te ujit te kripur, i cili shpesh gatuhet ne menyren me te thjeshte te mundshme: i skuqur. Por sot po ju propozojme nje variant akoma me te shendetshem dhe akoma me te shijshem: ate te gatimit ne furre duke i shtuar açuge, majdanoz, salce domatesh dhe vere te bardhe!
Perberesit
- 1kg peshk barbun
- 6 açuge nen shellire
- 1 luge salce domatesh
- 1 gote vere te bardhe
- 4 luge vaj ulliri
- 20gr gjalp
- 1 luge te vogel majdanoz te grire holle
- galete
- kripe
- piper
Pastrojme shume mire peshkun barbun nga luspat, te brendshmet, e shplajme nen uje te ftohte te rrjedhshem dhe i thajme me leter kuzhine ose me nje pecete te paster. Shplajme nen uje te rrjedhshem edhe açuget dhe i shtypim me pirun.
Ne taven ku do te gatuajme peshqit, hedhim dy luge vaj ulliri, shperndajme ne fundin e saj açuget, majdanozin e grire holle dhe salcen e domateve te cilen e kemi perziere me veren e bardhe. Rendisim se fundi edhe barbunet njeri pas tjetrit, i rregullojme me kripe, piper, i sperkasim me dy luge vaj ulliri dhe me galete. Shtojme siper tyre edhe gjalpin e ndare ne copeza te vogla.
I pjekim barbunet ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth 35 minuta. I sherbejme te nxehte shoqeruar me salcen e tyre dhe nje sallate te stines.