
Doni te pregatisni nje recete super te thjeshte ne vetem 1 ore? Te pjekur ne furre dhe jo te skuqur? Ja sesi:
Perberesit
- 4 gjokse pule pa kocke dhe pa lekure, ne kubik te medhenje
- 350gr kerpudha te fresketa, ne feta te holla
- 250gr domate, ne copa te vogla
- 1 qepe e madhe, e prere imet
- 1 spec i kuq, i prere ne shirita
- 1 spec jeshil, i prere ne shirita
- 1 dore ullinj te zinj pa berthame
- 100ml vere e bardhe ne temperature ambjenti
- 1 luge e vogel rigon i thate
- 1 luge gjelle majdanoz i fresket i grire holle
- vaj ulliri
- miell
- kripe
- piper i zi i sapobluar
Parangrohim furren ne 200C.
Ne nje qese plastike hedhim miellin, kripe, rigoni dhe piper te zi, shtojme kubiket e pules dhe i perziejme mire derisa te vishen me miell. I vendosim ne nje tave, i sperkasim bollshem me vaj ulliri dhe i pjekim per rreth 20 minuta duke i perziere 1 apo 2 here.
Shtojme qepet, specat dhe kerpudhat ne tave dhe vazhdojme gatimin edhe per 20 minuta te tjera, duke i perziere vetem nje here.
Shtojme domatet, veren e bardhe dhe vazhdojme pjekien edhe per 10 minuta te tjera. E sperkasim taven me pule me majdanozin e grire. E sherbejme te nxehte shoqeruar me oriz te bardhe ose makarona spageti shume te holla
Foto nga: http://www.foodsogoodmal