
Nje pjate e thjeshte, e shendetshme dhe me shume shije e cila shijohet mrekullisht si ne vjeshte ashtu dhe ne dimer.
Perberesit
- 500gr tul kungulli
- 250gr qiqra te konservuara
- pjesen e bardhe te 1 preshi
- 1 dege selino
- 1 karrote
- 1l leng perimesh
- 1 dege trumez te fresket
- 2 gjethe sherebele
- 3 luge vaj ulliri
- disa gjethe majdanoz
- piper te zi te sapobluar
- per shoqerim: buke e thekur
Kaverdisim preshin, karroten dhe selinone te prera holle me 3 luge vaj ulliri ne zjarr te ulet derisa te zbuten. Shtojme kungullin e prere ne kubik (madhesia sipas deshires), sherebelen, trumezen dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per disa minuta te tjera duke i perziere shpesh. Shtojme lengun e perimeve dhe e gatuajme supen ne zjarr te avashem per rreth 20 minuta. Shtojme se fundi edhe qiqrat e kulluara nga uji i konservimit dhe te shplara mire dhe vazhdojme gatimin edhe per 10 minuta te tjera.
Elemenojme gjethet e sherebeles dhe degen e trumezes dhe e shperndajme supen neper tasat ku do ta sherbejme. E sperkasim ne siperfaqe me pak piper te zi te sapobluar, e zbukurojme me gjethet e majdanozit dhe e konsumojme me buke te thekur.
Foto nga: http://www.tasteofmylife.com/