
Tullumbat jane nje embelsire me sherbet te pregatitura nga Brumi shu dhe te skuqura ne vaj te nxehte derisa te behen krokante ne siperfaqe. Kjo embelsire eshte shume e perhapur ne Greqi, edhe pse origjina e saj e larget eshte Otomone. Edhe ne Shqiperi mund ti gjejme ne pothuajse cdo pasticeri dhe konsiderohen si nje nga embelsirat tradicionale.
Perberesit
- 210gr miell
- 400ml uje
- 3 veze
- 3 luge gjalp pa kripe
- 1 luge te vogel sheqer
- pak kripe
- vaj luledielli per skuqje
…per sherbetin
- 2 gota sheqer
- 2 gota uje
- 1 luge leng limoni
- 1 luge te vogel vanilje
Pregatisim sherbetin:
Vendosim ne nje tenxhere te vogel ujin me sheqerin dhe e vlojme per 7 minuta, derisa te trashet pak. Shtojme lengun e limonit, vaniljen pluhur dhe e leme menjane qe te ftohet plotesisht.
Pregatisim brumin:
Vendosim ne zjarr mesatar nje tenxhere me madhesi mesatare dhe hedhim ne te ujin, sheqerin, kripen dhe gjalpin e prere ne copa. E gatuajme perberjen duke e perziere shpesh derisa gjalpi te kete shkrire plotesisht dhe te arrije piken e vlimit. E heqim menjehere nga zjarri.
Shtojme te gjithe miellin dhe me ndihmen e nje luge druri e perziejme shume mire ne zjarr te ulet per 1 minute derisa te na formohet nje top i madh brumi i cili fillon te shkeputet pak nga pak nga anet e tenxheres. E heqim nga zjarri dhe e leme brumin te ftohet per rreth 5 minuta, apo aq sa te na e durojne duart.
Rrahim nje veze ne nje tas te vogel dhe e leme menjane. Rrahim 2 vezet e tjera dhe ja shtojme brumit pak nga pak duke e perziere mire pas çdo shtese. Brumi duhet te rezultoje i bute, pa kokerriza dhe i shnderritshem. Nese brumi eshte shume i forte, shtojme edhe pak nga veza tjeter, apo nese rezulton shume i bute, shtojme edhe pak miell. Brumi duhet te bjere nga luga, por gjithesesi te ruaj formen e tij.
Nxehim ne zjarr mesatar vajin e lulediellit per te skuqur tullumbat.
Per ti dhene forme tullumbave, kemi nevoje per nje xhep pasticerie ne forme ylli. E vendosim brumin brenda ne xhepin e pasticerise dhe formojme tollumba rreth 5cm te gjate te cilet i skuqim direkt ne vajin e nxehte. I leme te skuqen derisa te marrin ngjyre te arte ne siperfaqe. I heqim me ndihmen e nje luge me vrima dhe i zhysim ne shurup nga 2-3 duke i lene per 2-3 minuta derisa ta thithin shurupin. I heqim nga shurupi dhe i leme te ftohen plotesisht perpara se ti sherbejme.
Foto nga: http://www.aydinlarg.com