Fileto pule me pesto fara kungulli

  • Racione: 4-6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Fileto pule me pesto fara kungulli

Perberesit

  •  4 gjokse pule te ndara pergjysme
  • 6 luge vaj ulliri
  • 2 luge leng limoni
  • 2 thelpinje hudher te prera shume holle
  • lekuren e 2 limonave biologjik
  • ereza te perziera sipas deshires (une i shtoj perzierje erezash per pule)

…per peston     

  • 60gr djath Parmixhano te grire
  • 50gr fara kungulli te qeruara (jo me kripe)
  • 30gr gjethe borziloku te fresketa
  • 1 thelpi hudher te shtypur
  • kripe
  • piper i zi i sapobluar
  • 100ml vaj ulliri ekstra te virgjer

Pregatisim salcen me te cilen do te marinojme pulen: ne nje ene perziejme vajin e ullirit me lengun e limonit, hudhren, lekuren e limonave dhe erezat (kujdes me kripen pasi mix i erezave per pule eshte vet i kripur). Vendosim ne te gjokset e pules te ndara ne dy pjese (per se gjeri) dhe i leme te marinohen per 6-24 ore. Une zakonisht marinimin e bej ne darke vone, per ta gatuar te nesermen ne dreke ose darke!

Pregatisim peston: vendosim ne mikser gjethet e borzilokut, farat e kungullit, hudhren, djathin Parmixhano, kripe, piper dhe gjysmen e vajit te ullirit. I perziejme derisa te fomojme nje krem te trashe te cilin e hollojme pak nga pak duke shtuar pjesen e mbetur te vajit te ullirit. E vendosim ne nje ene dhe e leme menjane.

Heqim filetot e pules nga marinimi dhe i thajme mire me leter kuzhine. Sipas deshires, mund ti pjekim ne zgare ose ne furre te parangrohur ne 200 grade Celcius per 15 minuta derisa te kene marre ngjyre te arte.

I sherbejme te sperkatura me peston e farave te kungullit.

Filetot e pules te gatuara ne kete menyre, shoqerohen mjaft mire me makarona spageti shume te holla (Capellini) me pak gjalp.

*Keshille: Per nje shije akoma me te veçante, farat e kungullit i pjekim per disa minuta ne tigan perpara se te pregatisim salcen pesto. (i perdorim kur te jene ftohur plotesisht!)

Foto nga: https://smokinchestnut.wordpress.com

Advertisements

1 Koment

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: