
Semifreddo-n per here te pare e kam provuar kete vere ne restorantin Living ne Tirane. Ishte diçka midis kremit dhe akullores, por me nje shije fantastike qe te shkrinte ne goje. Ne teori receta eshte e thjeshte: te verdha vezesh, sheqer, uje, krem per embelsira (pana) dhe çokollate te zeze. E vetmja veshtiresi qendron ne pasterizimin e te verdhave te vezeve me shurupin i cili duhet te arrije temperaturen 121°C. Keshtuqe nese nuk keni termometer kuzhine, me mire mos e provoni.
Perberesit per 8 persona
- 8 te verdha vezesh
- 500ml krem per embelsira (pana) e parrahur + pak krem i rrahur per zbukurim
- 200gr çokollate e zeze e ndare ne copa
- 180gr sheqer
- 50ml uje
- pak kakao pluhur per sperkatje
Shkrijme ne banjomari çokollaten e zeze duke e perziere lehtesisht. E leme menjane te ftohet nderkohe qe pregatisim shurupin qe na nevojitet per pasterizimin e te verdhave te vezeve. Vendosim ne nje tenxhere te vogel ujin me sheqerin dhe e leme te vloje ne zjarr te ulet duke e perziere here pas here. Sapo shurupi te kete marre vale, vendosim brenda tij termometrin e kuzhines dhe e leme derisa temperatura te kete arritur 121°C. Per kete nevojiten rreth 5 minuta.
Rrahim te verdhat e vezeve me nje rrahes elektrik derisa masa e formuar te jete kremoze. Shtojme shume ngadale shurupin me uje e sheqer dhe vazhdojme rrahjen derisa kremi te arrije temperaturen e ambjentit. Shtojme çokollaten e shkrire e cila tashme eshte ftohur dhe i perziejme mire.
Ne nje ene tjeter rrahim fort kremin per embelsira. E bashkojme me kremin me veze dhe çokollate duke e perziere me delikatese me ndihmen e nje spatule kuzhine ne menyre qe vellimi te mos bjere. E ndajme ne 8 forma te veçanta ose e hedhim semifreddo-n ne nje forme te madhe te rrumbullaket apo te gjate te veshur me leter celofoni (ne kete menyre do jete me e lehte per ta nxjerre nga forma). E leme te ngrije ne akull per 8-12 ore. E nxjerrim nga forma dhe e sherbejme te sperkatur me pak kakao pluhur dhe krem te rrahur.