Pulë me oriz në furrë me domate dhe borzilok

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

pule-me-oriz

Per dreken e se dieles apo per raste te veçanta, une preferoj recetat “one pot”, pra qe i vendos te gjithe perberesit ne nje tave (ose tenxhere), vendos alarmin e furres per 45 minuta, dhe vetem kur alarmi bie kujtohesh qe ke diçka ne furre.

Perberesit

  • 4 trashekofsha pule
  • 1 spec i kuq, i prere ne kubik te vegjel
  • 1 qepe, e prere holle
  • 2 thelpinje hudhra, te grira holle
  • 8 domate te thara, te prera ne shirita
  • 1 filxhan çaji oriz kokerrgjate
  • 1 kanaçe salce domatesh ne copa (400gr)
  • 1 e 1/2 filxhan çaji leng pule (ose leng i pregatitur me koncentrate pule)
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • 1 luge çaji borzilok te thate
  • 1 dore borzilok te fresket, te prere holle 

Ne nje tigan te madh, skuqim me vaj ulliri ne zjarr te larte trashkofshat e pules nga te gjitha anet derisa te marrin ngjyre te arte. I vendosim ne nje pjate dhe i leme menjane.

Ne te njejtin tigan, ulim zjarrin kaverdisim hudhren, qepen, specin e kuq derisa te zbuten. Shtojme domatet e thara, orizin, salcen e domateve dhe lengun e pules. E rregullojme me kripe, piper dhe borzilokun e thate dhe e ziejme per rreth 5 minuta.
Hedhim ne nje tave harxhen me oriz dhe domate, vendosim siper trashekofshat e pules, e mbulojme taven me leter alumini dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth 40 minuta, apo derisa orizi ta kete thithur te gjithe lengun dhe te jete zbutur. Nese orizi e ka thithur lengun, por nuk eshte zbutur, shtojme edhe pak uje.
Heqim letren e aluminit dhe e vendosim ne pjesen e siperme te furres per 10 minuta te tjera.
E sperkasim me borzilok te fresket dhe e sherbejme.
Foto dhe receta marre nga: https://cafedelites.com (pershtatur nga autorja)

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: