
Perberesit
- 300gr oriz basmati, te cilin e kemi lene gjithe naten ne uje te ftohte
- 1 qepe mesatare, te grire holle
- 3 karrota, te prera ne feta
- 200gr bizele te ngrira (afersisht dy duar)
- 200gr miser te ngrire (afersisht dy duar)
- 6 kerpudha te fresketa, te prera ne feta
- vaj ulliri ekstra te virgjer
- 1 maje luge kerri pluhur
- 1 maje luge kumin pluhur
- pak majdanoz te fresket, te prere holle
- kripe
Kaverdisim ne vaj ulliri ekstra te virgjer te gjitha perimet: qepen, karrotat, bizelet, misrin dhe kerpudhat per rreth 5 minuta derisa te marrin shije (1). Shtojme orizin basmati te kulluar nga uji dhe vazhdojme perzierjen edhe per disa çaste (2). Shtojme erezat pluhur, kerrin dhe kuminin, pak kripe dhe i perziejme mire (3).
E mbulojme masen me uje (4) dhe e leme te zieje me kapak hapur per rreth 10 minuta (5). Fikim zjarrin, i vendosim kapakun (6) dhe e leme te pushoje edhe per 10 apo 15 minuta te tjera: ne kete menyre orizi do zbutet akoma me shume nga avulli i tij dhe do shkriftohet. E sherbejme te sperkatur me pak majdanoz te fresket te grire ne siperfaqe.