Përbërësit
-
320 gr makarona të gjata (spaghetti, linguine etj)
-
1 patëllxhan
-
1 fileto pulerreth 200 gr
-
200 gr domate të vogla
-
200 gr djathë mocarela
-
1 dorë borzilok i freskët
-
pak hudhër pluhur
-
vaj ulliri
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Ziejmë makaronat në ujë me kripë për egzaktësisht kohën e treguar në konfeksion ndërkohë që pergatisim salcën. |
2
Kryer
|
Në një tigan të vogël, kavërdisim patëllxhanët e prerë në kubik në vaj ulliri ekstra të virgjër derisa të marrin ngjyrë nga të gjitha anët. I rregullojmë me kripë dhe pak hudhër të tharë pluhur dhe i lëmë mënjanë. |
3
Kryer
|
Në një tjetër tigan, kavërdisim fileton e pulës të ndarë në kubik në vaj ulliri derisa të ketë marrë ngjyrë të artë. Shtojmë domatet qershizë të plota ose të prera përgjysmë, borzilokun, kripë, piper të zi të sapobluar, pak hudhër të thatë dhe në fund patëllxhanët e skuqur. Hedhim tek salca makaronat e ziera dhe të kulluara dhe i përziejmë për disa minuta derisa të marrin shije. |
4
Kryer
|
I sherbejmë në pjatë të zbukuruar me ndonjë gjethe borziloku dhe feta djathi mocarela. |