Udhëzimet
Patellxhanet e mbushur me djathe te bardhe, jane nje pjate tipike verore, e fresket dhe shume e lehte. Mund te konsumohen te sapodala nga furra ashtu dhe te ftohta. Provoni ti shoqeroni me pak Salce xaxiqe per nje shije akoma me te plote.
Perberesit
- 4 patellxhane te gjate, te ndare ne dy pjese
- 200gr djathe te bardhe, te therrmuar
- 200ml pana kuzhine
- 2 thelpinje hudhra, te grira holle
- 1 tufe majdanoz te fresket, te grire holle
- kripe
- piper te zi te sapobluar
- vaj ulliri ekstra te virgjer
I heqim tulin patellxhaneve, e presim ne kubik te vegjel dhe e kaverdisim ne vaj ulliri ektra te virgjer bashke me hudhren e grire holle derisa te zbuten. E perziejme me djathin e therrmuar, panen e kuzhines, majdanozin, e rregullojme me kripe e piper dhe mbushim me to patellxhanet.
I pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 30-40 minuta derisa te kene marre nje ngjyre te bukur ne siperfaqe.