0 0
Mish keci në furrë me patate

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
1 kg mish keci
1/2 kg patate
3 degë rozmarinë
2 koka hudhrash
vaj ulliri
kripë
piper i kuq kokërr
piper i zi i sapobluar
...per marinimin:
750 ml verë e bardhë
1 qepë
1 karrota
1 degë selino
3-4 gjethe gjethe dafine
3 degë rozmarinë
piper i zi kokërr

Vlerat ushqyese të recetës

57 gr
Proteina
24 gr
Yndyrna
22 gr
Karbohidrate
530
Kalori për racion

Mish keci në furrë me patate

Keci ne furre me patate, eshte nje nga ato recetat qe nuk gatuhet vetem per festen e Pashkeve, por sa here kemi deshire te shijojme diçka ndryshe ne fundjave ne nje dreke mes miqve.

Karakteristikat::
  • Pa laktozë

Përbërësit

  • ...per marinimin:

Udhëzimet

Share

E veçanta e kesaj recete eshte marinimi ne vere te bardhe, ereza dhe perime te cilat e bejne mishin perveçse shume te bute, edhe teper te shijshem duke çliruar te gjithe aromen e tij teksa piqet. Shoqerimi me patatet eshte klasik, dhe i shkon mrekullisht kesaj recete. Ne vend te mishit te kecit mund te perdorim edhe ate te qengjit duke e marinuar identik ne te njejten menyre.

🎥 Video receta ne Youtube

Hapat

1
Kryer

Per te pergatitur kecin ne furre me patate, fillimisht marinojme copat e mishit te kecit te cilat nuk duhet te jene shume te vogla. Ne nje ene vendosim mishin, shtojme qepen, karroten, selinone, gjethet e dafines, 3 dege rozmarine, piperin e zi kokerr dhe ne fund veren e bardhe. E mbulojme me leter transparente dhe e leme te marinohet per 12 ore brenda ne frigorifer. Idealja do te ishte ta marinonim mishin ne darke dhe ta gatuanim te nesermen ne dreke.

2
Kryer

Pas 12 oresh, nxjerrim mishin nga marinatura dhe e thajme mire me letra kuzhine. Ne taven ku do te pergatisim receten, shtrojme leter furre mbi te cilat rendisim njera pas tjetres fetat e patateve. I kriposim, vendosim siper tyre copat e mishit te cilat gjithashtu i kriposim dhe piperosim me piperin e zi te sapobluar. Shtojme 3 dege rozmarine, gjysmat e kokave te hudhrave, piper te kuq kokerr dhe e sperkasim bollshem me vaj ulliri.

3
Kryer

E mbulojme taven me leter alumini dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 1 ore. Heqim letren e aluminit dhe e pjekim edhe per 1 ore tjeter duke i kthyer copat e mishit pas 30 minutash. Nese shohim qe tava po thahet shume, pra mishi nuk eshte aq i yndyrshem sa te leshoje lengun e tij, shtojme dhe 1 filxhan uje.

E sherbejme te ngrohte zbukuruar me piper te kuq kokerr.

Youtube Video

Tortë e kripur me spinaq
previous
Tortë e kripur me spinaq
Tavë me bamje
next
Tavë me bamje
Tortë e kripur me spinaq
previous
Tortë e kripur me spinaq
Tavë me bamje
next
Tavë me bamje

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here