0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
4-6 fileto peshku të kuq
1/2 qepë
300 gr spinaq i freskët
2 lugë gjelle krem pana për gatim
1 lugë gjelle gjalp
për skuqje vaj luledielli
pak miell
kripë
piper i zi i sapobluar

Vlerat ushqyese të recetës

12 gr
Proteina
32 gr
Yndyrna
4 gr
Karbohidrate
344
Kalori për racion
Fileto peshku të kuq (ose Bas i kuq) në salcë spinaqi

Fileto peshku të kuq (ose Bas i kuq) në salcë spinaqi

Peshku i kuq (ang. Redfish/Rosefish, gjerm. Rotbarsch) është një peshk i ujërave të Atlantikut të Veriut shumë i shijshëm dhe me një mish shumë të butë e delikat (si merluci).

  • 25 Min
  • Shërbehet per 4 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Hapat

1
Kryer

Për peshkun:

Nëse përdorim fileto peshku të freskëta, i thajmë pak me letër kuzhine. Nëse përdorim fileto peshku të ngrira, i lëmë per 4-5 orë të shkrijnë në temperaturë ambjenti, apo gjithë natën në frigorifer, dhe më pas eleminojmë lëngjet që kanë lëshuar duke i tharë me letër kuzhine.

Në një enë, përziejmë pak miell me kripë e piper dhe kalojmë filetot e peshkut duke i lyer mirë nga të gjitha anët. I skuqim për pak minuta nga të dyja anët në vaj vegjetal (luledielli, misri etj), por jo vaj ulliri ose gjalp, pasi i ndryshon plotësisht shijen peshkut. Filetot e peshkut duhet të gatuhen në zjarr mesatar-në të ulët që të bëhen krokant jashtë dhe të butë në brendësi.

2
Kryer

Për salcën me spinaq:

Kavërdisim në pak gjalpë qepë e grirë hollë, shtojmë spinaqin e larë dhe të prerë hollë dhe e lëmë derisa të bjeri vëllimi. E rregullojmë me kripë, piper dhe pak krem pana. Shija e të dyjave shkon mrekullisht me njëra tjetrën!

Petulla me maja birre
previous
Petulla me maja birre
Myfle të hapura
next
Myfle të hapura
Petulla me maja birre
previous
Petulla me maja birre
Myfle të hapura
next
Myfle të hapura

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here