0 0
Myfle të hapura

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
1 petë sfoljatë
250 gr krem pastiçerie
100 gr krem pana për ëmbëlsira
pak sheqer pluhur
pak qumësht

Vlerat ushqyese të recetës

4 gr
Proteina
18 gr
Yndyrna
24 gr
Karbohidrate
274
Kalori për një racion

Myfle të hapura

Unë jam rritur me këtë ëmbëlsirë, mami im i pregatiste shumë shpesh kur doli peta sfoljatë në treg për herë të parë, besoj para 20 vjetësh. Kësaj here i pregatita të hapura, mqs në familjen tonë janë pak të menaxhueshme këto ëmbëlsirat me peta, sidomos nga fëmijët.

Kuzhina::

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Për të pregatitur këtë recetë na duhet krem pastiçerie, recetën e së cilit e gjeni këtu.(përgjysmoni dozat e recetës)

Hapat

1
Kryer

Petën sfoljatë e ndajmë në 12 drejtkëndësha, e çpojmë sipërfaqen me dhëmbët e një piruni, e lyejmë me qumësht dhe e spërkasim me sheqer pluhur. E pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 20 minuta, apo derisa të marrin ngjyrë të artë në sipërfaqe. I lëmë të ftohen plotësisht.

2
Kryer

Pregatisim kremi e pastiçerisë dhe e lëmë të ftohet. Rrahim kremin pana të ftohtë nga frigoriferi derisa të bëhet i qëndrueshëm. E bashkojmë me kremin e pastiçerisë me kujdes me ndihmën e një spatule, në mënyrë që vëllimi të mos bjeri.

Mbushim petët sfoljatë te ftohura dhe i zbukurojmë në sipërfaqe me fruta sipas dëshirës (unë kisha fruta pylli të ngrira).

Fileto peshku të kuq (ose Bas i kuq) në salcë spinaqi
previous
Fileto peshku të kuq (ose Bas i kuq) në salcë spinaqi
Torta ylber
next
Torta ylber
Fileto peshku të kuq (ose Bas i kuq) në salcë spinaqi
previous
Fileto peshku të kuq (ose Bas i kuq) në salcë spinaqi
Torta ylber
next
Torta ylber

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here