Përbërësit
-
100 gr djathë Pecorino Romano
-
100 gr djathë Parmigiano Reggiano
-
100 gr djathë Gorgonzola e ëmbël
-
100 gr djathë i butë dhie
-
100 gr djathë me arra
-
1 lugë gjelle reçel pjeshke
-
1 lugë gjelle reçel fiku
-
1 lugë gjelle reçel boronicash
-
1/2 lugë gjelle reçel qepësh të kuqe
-
disa kokërra rrush
-
1/2 dardhë
-
1 dorë arra
Udhëzimet
Një nga pasionet e mia është gjetja e shijes perfekte që mund të kombinohet një lloj djathi me një lloj reçeli, duke krijuar kështu një shije të ekuilibruar.
Kjo pjatë përmban:
-Pecorino Romano me reçel pjeshke
-Parmigiano Reggiano me reçel fiku
-Gorgonzola Dolce me Chutney qepësh të kuqe
-Djath të butë dhie (Caprino) me reçel boronice
-Djath me arra
Nuk mund të mungojnë në një pjatancë të tille edhe rrushi, dardha apo arrat që pastrojnë shijen pas çdo djathi.