0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
...për bazën:
200 gr miell 00
75 gr sheqer
75 gr gjalp në temperaturë ambjenti
1 vezë
1/2 pako pluhur pjekës 1 lugë çaji
...për kremin:
125 gr gjalp
225 gr sheqer
1 majë luge vanilje
1 pako puding pluhur me shije vanilje
3 vezë
500 gr Quark (salcë kosi e ëmbël)
200 gr Schmand (krem i athët)
200 gr krem pana për ëmbëlsira
për shoqërim salcë me fruta pylli

Vlerat ushqyese të recetës

11 gr
Proteina
25 gr
Yndyrna
61 gr
Karbohidrate
505
Kalori për racion
Käsekuchen (tortë gjermane me djathë)

Käsekuchen (tortë gjermane me djathë)

E keni provuar ndonjëherë tortën gjermane me djathë? Nëse jo, ju sugjeroj ta gatuani vetëm një herë dhe nuk do ti ndaheni më! Perfekte edhe për ata që nuk i kanë shumë qejf ëmbëlsirat, pasi nuk është shumë e ëmbël apo velëse!

Kuzhina::

Përbërësit

  • ...për bazën:

  • ...për kremin:

Udhëzimet

Share

Hapat

1
Kryer

Për bazën:

Bashkojmë miellin me sheqerin, gjalpin, vezën dhe pluhurin pjekës. E punojmë brumin mirë me dorë derisa të rezultojë homogjen. Marrim një tavë rrethore me hapje 26cm dhe në pjesën e poshtme shtrojmë letër furre. Ndërkohë anësoret i lyejme me gjalp e miell. E hapim brumin me dorë në të gjithë tavën duke veshur edhe anët deri ne gjysmën e lartësisë.

2
Kryer

Për kremin:

Rrahim gjalpin me sheqerin, vaniljen, pudingun pluhur dhe 3 vezë. Shtojmë salcën e kosit të ëmbël (Quark) dhe kremin e athët (Schmand) duke i përzierë shumë mirë.

Më vete rrahim panën për ëmbëlsira (mundësisht pa sheqer) dhe ja shtojmë kremit të mësipërm duke e përzierë me delikatesë me ndihmën e një spatule nga poshtë lartë.

3
Kryer

Pjekia:

Kremin e hedhim sipër brumit që kemi hapur në tavë duke e niveluar mirë. E pjekim në 180°C për rreth 1 orë. E kuptojmë që është gati kur anët fillojnë të çahen. E shoqërojmë me sheqer pluhur ose salcë me fruta pylli.

Miks djathërash dhe reçelërash
previous
Miks djathërash dhe reçelërash
Mëngjes proteinik me vezë, pançetë dhe avokado
next
Mëngjes proteinik me vezë, pançetë dhe avokado
Miks djathërash dhe reçelërash
previous
Miks djathërash dhe reçelërash
Mëngjes proteinik me vezë, pançetë dhe avokado
next
Mëngjes proteinik me vezë, pançetë dhe avokado

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here