Përbërësit
-
4 vezë
-
6 lugë gjelle qumësht
-
2 lugë gjelle gjizë
-
1 lugë gjelle gjalp
-
1 thelpi hudhër
-
kripë
-
150 gr pançetë e tymosur
-
gjysmë avokado e pjekur
-
1 dorë domate të vogla
-
1 dorë ullinj kallamate
-
për shoqërim bukë e thekur
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Nxehim një tigan në zjarr të ulët-mesatarë, shkrijmë gjalpin dhe e aromatizojmë me hudhrën e shtypur të cilën më pas do ta heqim. Thyejmë vezët në një tas dhe i rrahim për 1 minutë me ndihmën e një piruni bashkë me qumështin dhe pak kripë. Hedhim vezët në tigan dhe me ndihmën e një spatule silikoni i përziejmë vezët duke filluar nga anët drejt qëndrës së tiganit. Shtojmë gjizën dhe vazhdojmë përzierjen edhe për pak sekonda. |
2
Kryer
|
E shoqërojmë me pançetë të thekërisur, të cilën e gatuajmë pa yndyrë në një tigan të nxehtë. Gjithashtu sipas dëshirës me feta avokado, domate të vogla, ullinj kallamate dhe bukë të thekur. |