Përbërësit
-
1 kokë lulelakër600 gr
-
3 vezë
-
100 gr miell
-
200 ml qumësht
-
kripë
-
për skuqje vaj luledielli
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Lulelakrën e lajmë dhe e ndajmë në lule të vogla, mundësisht të të njëjtës madhësi. I ziejmë lulet në ujë me kripë për 10 minuta (jo më shumë pasi zbuten tepër). Ndërkohë pregatisim brumin për skuqjen e lulelakrës: rrahim vezët me qumështin, miellin dhe pak kripë derisa të na formohet një brumë i hollë. |
2
Kryer
|
Kullojmë lulelakrën dhe e lëmë të ftohet pak. Zhysim një nga një lulet në brumë dhe i skuqim në vaj të bollshëm ne zjarr pak sipër mesatarit (nga 9 nivele që kam ne sobë, e vendos nxehtësinë tek 7). I vendosim në një letër kuzhinë për ti thithur vajin e tepërt dhe i shërbejme sipas dëshirës. |