Përbërësit
-
2 (rreth 400 gr) rrepë lakër (Kohlrabi)
-
2 (rreth 200 gr) patate
-
1 qepë
-
3 thelpinjë hudhër
-
600 ml lëng perimeshose lëng pule
-
1/2 gote qumësht
-
4 lugë gjelle vaj ulliri
-
2 gjethe dafine
-
sipas dëshirës spec i kuq djegës
-
kripë
Udhëzimet
Nëse e keni parë në supermarket dhe nuk ju ka tërhequr nga pamja, jepini një shanc dhe pregatisni këtë supë të shijshme! Ju a siguroj që do bëj pjesë në blerjet tuaja të përjavëshme!
Hapat
1
Kryer
|
Në një tenxhere në zjarrë mestar ngrohim vajin e ullirit dhe kavërdisim qepën dhe hudhrat të prera shumë hollë derisa të zbuten, 3-4 minuta. |
2
Kryer
|
Lajmë shumë mirë dhe pastrojmë rrepën lakër duke i hequr gjethet dhe e presim në kubik, pa e qëruar. Qërojmë patatet, i lajmë dhe i presim edhe ato në kubik. I shtojmë në tenxhere dhe i kavërdisim edhe per pak minuta derisa të marrin shije duke i spërkatur me kripë dhe piper. Shtojmë lëngun e perimeve (ose të pulës), gjethet e dafinës dhe e ziejmë të gjithën per 25-30 minuta. |
3
Kryer
|
Heqim gjethet e dafinës dhe me ndihmën e një mikseri me zhytje e reduktojmë supën në krem. Shtojmë në fund edhe qumështin duke e përzierë mirë. Gjethet më të vogla dhe të njoma të Kohlrabit i lajmë, i thajmë mirë dhe i presim ne copa të vogla. I lyejmë me pak vaj ulliri, kripë dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 5-10 minuta derisa të jenë bërë krokante. E shërbejmë supën të spërkatur me pak vaj ulliri, gjethet krokante dhe pak spec djegës. |