Përbërësit
-
300-350 gr miell 00
-
250 gr kos
-
1 vezë
-
1/2 luge çaji kripë
-
1/2 luge çaji sodë buke
-
për skuqje vaj luledielli
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Në një tas hedhim kosin, vezën, kripën, sodën dhe i përziejmë mirë. |
2
Kryer
|
Shtojmë dalëngadalë miellin dhe formojmë një brumë të butë, por që nuk duhet të ngjisi në duar. Sasia e miellit nuk është fikse, shikoni për sa ka nevojë brumi, por pak a shumë 350gr. |
3
Kryer
|
Brumin e hapim në tavolinën e punës të lyer me miell. Formojmë një petë jo shumë të hollë, rreth 5mm. I presim sipas dëshirës dhe i skuqim në vaj të nxehtë në zjarrë mesatar. I shoqërojmë me çfarë të duam: djathë të bardhë, reçel, mjaltë, nutella etj. |