Përbërësit
-
100 gr oriz i zierëose pilaf i mbetur
-
1 karrota
-
4 filxhan çaji lëng mishi/ kockash/ pule/ perimesh
-
1 filxhan çaji kos
-
2 vezë
-
1 lugë gjelle gjalp
-
majdanoz i freskët
Udhëzimet
Nëse keni oriz të zierë që ju ka mbetur nga gatimet e mëparëshme, ose pilaf, mos e hidhni! Duke i shtuar disa përbërës të tjerë, mund ta shndërroni në një vakt të plotë dhe shumë të shijshëm duke mos çuar dëm asgjë. Përveç Fritatës me oriz dhe bizele, mund të gatuni njëkohësisht edhe këtë supë kremoze të cilën fëmijët do ta adhurojnë!
Kjo recetë pregatitet shumë thjeshtë dhe në pak minuta nëse keni lëng mishi ose kockash në akull (une e mbaj gjithmonë se më lehtëson shumë punë).
Hapat
1
Kryer
|
Ziejmë karrotën e grirë në rende në lëngun e mishit për 10 minuta. Shtojmë orizin e shkërrmoqur me dorë dhe e ziejmë edhe për 10 minuta të tjera. Shijet duhet të lidhen, edhe pse orizi është i zierë. |
2
Kryer
|
E presim supën me vezë dhe kos dhe i hedhim pak gjalp sipër. Shijohet shumë mirë me pak lëng limoni ose thjesht kështu siç është! |