0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
280 gr miell
210 gr gjalp në temperaturë ambjenti
100 gr bajame të bluara
70 gr sheqer
6 lugë gjelle sheqer pluhur
2 pako të vogla sheqer vanilje

Vlerat ushqyese të recetës

2 gr
Proteina
6 gr
Yndyrna
12 gr
Karbohidrate
102 gr
Kalori për biskotë
Biskota gjysmëhëne me vanilje

Biskota gjysmëhëne me vanilje

Vanillekipferl jane biskota me baze gjalpi dhe bajamesh te bluara, ne forme gjysmehene te sperkatura me sheqer pluhur dhe vanilje. Ne sezonin e festave te fundvitit, gatuhen tradicionalisht ne Gjermani, Austri dhe Hungari.

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Shkurtimisht mbi legjenden e origjines se tyre: kur ushtria e Perandorise Austro-Hungareze mundi ushtrine turke ne Vjene ne 12 shtator 1683, bukepjekesit e qytetit festuan duke i shnderruar biskotat me te famshme me sheqer te quajtura Kipferl ne forme gjysmehene qe simbolizonin emblemen e flamurit turk. Pas disfates, turqit iken duke lene pas thesin e pare me kokrra kafeje. Eshte pikerisht kjo arsyeja pse kafenete e para ndodhen ne Vjene dhe shoqerohen gjithmone me nje biskote gjysmehene me vanilje.

Hapat

1
Kryer

Bashkojme miellin me sheqerin, gjalpi dhe bajamet e bluara duke formuar nje brume te cilin e punojme mire me dore. E mbeshtjellim me qese transparente dhe e leme te pushoje 30 minuta ne frigorifer.

2
Kryer

Nderkohe sitim sheqerin pluhur ne nje ene dhe e bashkojme me sheqerin me vanilje.

3
Kryer

E ndajme brumin ne dy pjese, dhe nderkohe qe punojme me njeren pjese, tjetren e fusim serisht ne frigorifer.
Formojme nje shirit te gjate me brumin dhe e presim ne copa te vogla. Nga gjysma e brumit duhet te dalin rreth 15 copa. Çdo cope te vogel brumi, e rrotullojme midis duarve duke formuar nje shirit te shkurter, te cilit me pas i japim forme gjysmehene.

I vendosim ne nje tave te shtruar me leter furre me pak hapesire nga njeri tjetri.

4
Kryer

I pjekim biskotat ne furre te parangrohur ne 175°C per rreth 15 minuta, derisa cepat te marrin ngjyre te arte.

5
Kryer

I leme te ftohen vetem 3 minuta, dhe ashtu te ngrohta i kalojme ne sheqerin pluhur me vanilje duke i lene me pas te ftohen plotesisht.

Mund te ruhen ne nje ene te mbyllur hermetikisht deri ne 6 jave.

Patate tigani me proshutë dhe vezë
previous
Patate tigani me proshutë dhe vezë
Petulla tigani me banane
next
Petulla tigani me banane
Patate tigani me proshutë dhe vezë
previous
Patate tigani me proshutë dhe vezë
Petulla tigani me banane
next
Petulla tigani me banane

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here