Përbërësit
-
250 gr miell
-
100 gr sheqer
-
100 gr sheqer kane (sheqer kaf)
-
4 vezëM
-
200 ml vaj luledielli
-
300 gr karrota
-
100 gr lajthi të bluara
-
100 gr bajame të bluara
-
1 pako pluhur pjekës
-
2 lugë çaji kanellë
-
pak vanilje
-
për spërkatje sheqer pluhur
Udhëzimet
Kjo është receta ime e preferuar për kekun me karrota! Kaq i thjeshtë për tu pregatitur, super i shijshëm dhe me një strukturë të lagësht në brendësi. Aroma e kanellës pastaj bashkë me atë të bajameve dhe lajthive të pjekur, mbush të gjithë shtëpinë me një aromë fantastike 🥰
Hapat
1
Kryer
|
Rrahim vezët me sheqerin e bardhë, sheqerin kaf dhe vaniljen për 5 minuta derisa te behen si shkume. |
2
Kryer
|
Sitim miellin bashke me pluhurin pjekes dhe ja shtojme mases me veze e sheqer. Shtojme gjithashtu edhe miellin e lajthive, miellin e bajameve, karrotat e grira trashë, vajin e lulediellit dhe kanellën duke i bashkuar te gjithe perberesit me ndihmen e nje spatule ose luge druri. |
3
Kryer
|
Lyejmë një tavë të rrumbullakët me hapje 24cm me gjalp dhe me bajame të grira, hedhim brumin ne te dhe e nivelojme mire. E pjekim kekun në 180°C për 50 min. E lëmë të ftohet përpara se ta nxjerrim nga forma duke e sperkatur me sheqer pluhur. |