0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
300 gr bajame të bluara
150 gr sheqer pluhur
2 e bardhë veze
3-4 pika aromë bajamesh
sheqer

Vlerat ushqyese të recetës

3 gr
Proteina
6 gr
Yndyrna
8 gr
Karbohidrate
89
Kalori për një biskotë
Biskota me miell bajamesh

Biskota me miell bajamesh

Shoqeroni embel pasditet tuaja me keto kafshateza te vogla, por jashtezakonisht te shijshme! Nje recete e thjeshte qe kerkon fare pak perberes dhe realizohet ne pak hapa.

Karakteristikat::
  • Pa gluten
  • Pa laktozë
Kuzhina::

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Kush ka shkuar me pushime ne Siçili, sigurisht qe nuk ka ikur pa i provuar keto biskota me miell bajamesh ose te quajtura ndryshe “Paste di mandorla”. Bajamet jane baza e gatimeve te embla ne kete rajon te Italise, dhe shija e tyre karakteristike e çon çdo recete ne nje tjeter nivel.

Une i kam dekoruar me qershi te sheqerosura dhe fleteza bajamesh, por ndihuni te lire te perdorni çfare te deshironi, per shembull: bajame te plota, pak reçel, lajthi, fruta te tjera te sheqerosura etj.

Hapat

1
Kryer

Hedhim te bardhat e vezeve ne nje tas te madh dhe i rrahim ne menyre energjike me ndihmen e nje rrahese dore derisa te behen lehtesisht si shkume.

Shtojme 3 apo 4 pika arome bajamesh dhe rrahim serisht per pak sekonda.

2
Kryer

Shtojme miellin e bajameve, sheqerin pluhur dhe perziejme lehtesisht me ndihmen e nje piruni derisa perberesit te bashkohen.

Vazhdojme perzierjen me dore ne menyre qe i gjithe vaji i bajameve te dali jashte dhe brumi te rezultoje jo ngjites ne duar, por njekohesisht te homogjenizohet.

E mbulojme me qese transparente dhe e vendosim ne frigorifer te pushoje per 15 minuta.

3
Kryer

Nxjerrim brumin nga frigoriferi dhe e ndajme ne dy pjese te barabarta. Nderkohe qe punojme me njeren pjese, pjesen tjeter e mbulojme serisht me qese transparente qe te mos thahet.I japim brumit forme gjatesore duke e punuar mire me dore. E ndajme ne copa te vogla rreth 30-40gr secilen. Copezave te vogla te brumit i japim forme sferike duke i rrotulluar ne pellembet e duarve. E kalojme çdo sfere brumi ne sheqer te bardhe duke e veshur nga te gjitha anet.

4
Kryer

I hapim biskotave nje gropez te vogel ku do te vendosim nga gjysme qershie te sheqerosur. Une kam perdorur bishtin e nje hapese shishesh, por mund edhe thjesht te ushtroni pak presion me gishtin e vogel.

I vendosim biskotat ne nje tave te shtruar me leter furre dhe i pjekim ne 170°C per rreth 15 minuta. Kujdes mos ta kaloni kete kohe, pasi biskotat do forcohen se tepermi dhe do te thahen.

Youtube Video

Cheesecake me pjekie me fruta pylli
previous
Cheesecake me pjekie me fruta pylli
Fileto viçi me salce boronicash
next
Fileto viçi me salcë boronicash
Cheesecake me pjekie me fruta pylli
previous
Cheesecake me pjekie me fruta pylli
Fileto viçi me salce boronicash
next
Fileto viçi me salcë boronicash

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here