Udhëzimet
Bakllavaja eshte nje embelsire qe ne vendin tone serviret veçanerisht diten e Vitit te Ri. Tradicionalisht, pregatitja e brumit, dhe me pas e peteve nga gjyshet shqiptare behet disa dite perpara, dhe thuhet se çdo pjestar i familjes duhet te haje nje cope bakllava ne menyre qe viti qe vjen te jete me fat.
Perberesit per nje tave me diameter 35-40cm
…per petet
- 1kg miell 00
- 7 veze (4 te plota dhe 3 te verdhat)
- 230ml vaj luledielli (ose 1 filxhan)
- 250ml qumesht (ose 1 filxhan)
- 1/2kg gjalp i shkrire ne mikrovale
- niseshte per sperkatje
…per mbushjen
- 1/2kg arra te qeruara dhe te pjekura (sipas deshires edhe bajame, lajthi etj)
- 1 luge te vogel kanelle
- 1 maje luge karafil
…per sherbetin
- 3 filxhan uje
- 3 filxhan sheqer
- 1 filxhan mjalte
- 4 luge leng limoni
- 1 shkop kanelle
- pak vanilje
Parangrohim furren ne 140°C.
Pregatisim si fillim mbushjen duke bashkuar ne nje tas arrat e qeruara, te pjekura dhe te prera ne copeza te vogla me kanellen dhe karafilin. E leme ne nje ane dhe vazhdojme me hapjen e peteve.
Ne nje ene te madhe, rrahim vezet me ndihmen e nje teli kuzhine, shtojme qumeshtin, vajin dhe pak nga pak miellin derisa te perftojme nje brum te bute. E ndajme brumin ne 4 pjese te barabarta dhe secilen prej ketyre pjeseve ne 15 sfera te vogla, pra gjithesej duhet te perftojme 60 sfera te cilat me pas do te hapen ne pete. Nderkohe qe hapim petet, pjesen tjeter te brumit e mbulojme me nje pecete te lagur ne menyre qe te mos thahet.
Ne tavolinen e punes, hedhim pak niseshte dhe hapim nje sfere brumi me diameter 15-17cm (ne varesi te taves qe do te perdorni per te pjekur bakllavane), te cilen nuk harrojme ta sperkasim me niseshte edhe ne siperfaqe ne menyre qe te hapet sa me lehte dhe te mos çahet. Veprojme ne kete menyre derisa te kemi hapur 15 peta, me pas i vendosim njera siper tjetres dhe e hapim ne nje pete te vetme. E vendosim peten e pare te perbere nga 15 peta te holla ne taven e lyer me gjalp dhe i hedhim 1/4 e gjalpit te shkrire ne siperfaqe. Ne te njejten menyre veprojme edhe me petat e tjera, duke formuar edhe 3 peta te perbera nga 15 peta te holla.
Siper 15 petave qe vendosem ne tave dhe i sperkatem me gjalp, vendosim edhe 15 te tjera dhe me pas shtrojme mbushjen me arra. E sperkasim siperfaqen me 1/4 e gjalpit, shtrojme grupin e trete dhe te katert te petave dhe ne fund e sperkasim siperfaqen me gjalpin e mbetur. E presim ne forme rombesh dhe e pjekim per 2-3.5 ore, apo derisa siperfaqa te kete marre ngjyre te arte. Nese veme re qe siperfaqa po merr shume ngjyre, e mbulojme me nje leter alumini dhe vazhdojme pjekjen.
E leme te ftohte plotesisht ne temperature ambjenti dhe pregatisim shurupin:
Vendosim ne nje tenxhere ujin, sheqerin, mjaltin, shkopin e kanelles, vaniljen dhe lengun e limonit. E ziejme egzaktesisht 7 minuta qe nga fillimi i marrjes vale te shurupit duke e perziere ne menyre qe sheqeri dhe mjalti te shkrihen plotesisht. Pas kesaj, eleminojme shkopin e kanelles dhe ia hedhim bakllavase tashme te ftohte derisa ta thithi te gjithe sherbetin.
*Keshille: Petet e hapura vet mund ti zevendesojme edhe me petet e blera te gatshme ne supermarket… vetem se shija do te jete shume shume larg asaj origjinales!
20 komente Fsheh komentet
e shkelqyer
petet e vogla nuk duhen lyer me gjalp?
@Anonym, une nuk i lyej me gjalp, thjesht vendos 1/4 e gjalpit mbi cdo 15 pete. Gjate pjekjes ai deperton vet dhe behen shume te shkrifta.
shume e mire jam duke e gatuar
guzhina greke eshte e mrekullushme dhe kjo eshte bakllava greke jo alla shqipatre!!!!!…!!…!!!!
shum e mir
shum e shijshme(l)
Filxhan kafeje apo caji cfare duhet te perdorim?
@Anonym, behet fjale per filxhan çaji.
4 luge leng limoni, luge gjelle apo luge kafeje. Flm pres te me ktheni shpejt pergjigje sepse dua ta gatuaj neser per feste. Shume flm
@Anonym, behet fjale per luge gjelle. Uroj qe pergjigja te kete qene e shpejt, gezuar festen 🙂
Përshëndetje!
Do desha të dija nëse sherbeti i hidhet sapo e kemi hequr nga zjarri, apo lihet të ftohet paksa?!
Faleminderit!
@Majli, une ja hedh sherbetin te nxehte bakllavase se ftohte.
Pershendetje une gatuaj, si ta gjej karafilin ne Angli dhe duhet te hedhim nje maje luge caji apo gjelle? Pres pergjigje, flm per recetat.
@Ilda, karafilin ne Ang e gjen nen emrin Cloves dhe karafil i bluar Grounded Cloves. Mjafton ti hedhesh nje maje luge kafe, pasi eshte erze me nje shije mjaft te forte.
E adhuroj bakllavan po sa keq qe nuk di me bere petat e saja…
@Giulia, petet e bakllavase mund edhe ti blesh te gatshme.
Anonymos i pren ne rriska te holla limonin e ja qet ne sherbet ose e nrydh limonin.
Shum e mire duket kam shum deshire ta bej vete po nuk kam te qarte hapjen e peteve 15 e 15 nuk ngjiteten kur i hap ne nje te vetme dhe a dallohen te ndara nga njera tjetra kur piqet shum flm nese prgj
Kam 5 vjet qe e bej kete recete bakllavaje dhe jam shume e kenaqur! Mos ki merak qe te ngjitet se brumin do ta zesh me vaj, keshtu qe kur piqet bakllavaja, ndahen petet! Shume e shijshme