Përbërësit
-
400 gr mish i grirë viçi
-
200 gr mish i grirë derriose pançetë
-
1 qepëe vogël
-
1 karrotae vogël
-
1 degë selinoe vogël
-
1/2 gote verë e bardhë
-
1 lugë gjelle koncentratë domatesh
-
1 filxhan kafe qumësht
-
4 lugë gjelle vaj ulliri
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
Udhëzimet
Këtë salcë unë e përdor për makarona, lazanjë apo kaneloni. Kam provuar mënyra të ndryshme, por kjo është receta që preferojmë të gjithë si familje.
Hapat
1
Kryer
|
Kavërdisim në vaj ulliri në zjarr të ulët qepën, karrotën dhe selinonë të prera shumë hollë, derisa të zbuten. Shtojmë mishin e grirë të viçit dhe të derrit (unë e zëvendësoj herë pas here me pançetë të tymosur, por mund ta bëni dhe vetëm me mish viçi). E lëme derisa kima të rezultojë e thatë, pra pa lëngjet që lëshon në fillim mishi, vetëm me yndyrën e vet. |
2
Kryer
|
E shuajmë me 1/2 gote verë të bardhë dhe e lëmë derisa të avullojë alkooli. Shtojmë 1 lugë gjelle koncentrate domatesh, kripë, piper të zi dhe shtojmë ujë. Raguja duhet të ziejë për rreth 3 orë në zjarr të ulët, prandaj shtojmë nga një filxhan çaji herë pas here kur e shohim që shterron. Kur ragu-ja është gati, i shtojmë në fund një filxhan kafe qumësht. Kjo i jep kremozitet dhe e bënë shijen më të butë. |
9 komente Fsheh komentet
panceta e embel ceshte
Ana, panceta gjendet ne dy forma, e tymosur dhe e embel. Por e embel jo ne kuptimin e pare te fjales, por ne kuptimin e patymosur.
cfar eshte panceta???????
ragu bolonjeze eshte receta perfekte….flm
Mendoj se panceta eshte e tepert…
Faqe me te vertete e mire!
Ju Falenderoj shume ! Por dua tjy pyes : goten e qumeshtit, 30 gr salce domate, dhe vere e kuqe, ku i hidhet?
@Lediona, disa prej recetave tona i jane fshire dy paragrafet e fundit automatikisht, prandaj ke te drejte qe nuk e gjen. Gjithesesi e vura serisht receten e plote 😉
Ju falenderoj shume!
Jeni me te mirat :))))