0 0
Frutat tek bebat 4-6 muajsh

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Frutat tek bebat 4-6 muajsh

  • Mesatare

Udhëzimet

Share

Frutat jane ushqimi i pare qe i prezantohet nje bebi 4-6 muajsh. Natyralisht te embla, ashtu si qumeshti i gjirit apo formula, ato jane te pasura me vitamina dhe minerale te domosdoshme per nje femije. Muajt e pare frutat prezantohen ne formen e purèse dhe nje nga nje, pra pa i perziere me njera tjetren. Kjo per arsye se femija duhet te mesohet me shijen e seciles prej tyre. Nje tjeter arsye shume e rendesishme eshte identifikimi i alergjive: nje lloj fruti duhet dhene per 3 dite me rradhe, kohe e cila eshte e mjaftueshme per te pare sesi reagon organizmi i vogel ndaj tyre.

SA FRUTA DUHET TE KONSUMOJE NJE BEBE 4-6 MUAJSH

Duke qene se ushqimi me luge eshte nje eksperience e re per femijen, heret e para mund te pranoje vetem 1/2 ose 1 luge gjelle! Mos insistoni per me teper! Me pas vazhdoni me 2 luge gjelle (sasi normale), duke kaluar gradualisht ne 3 luge apo 4.

MOLLA

Nje nga frutat e pare fare qe i prezantohet nje bebi. Purèja e molles duhet te pregatitet me molle te kuqe ose te verdha. Ato permbajne vitamine C dhe fibra, te cilat jane te domosdoshme per rritjen e tyre.
Pregatitja: 1/4 molle e lajme shume mire, e qerojme dhe e presim ne copa te vogla. E ziejme ne avull per rreth 15 minuta apo ne pak uje derisa te zbutet plotesisht. I kalojme copezat e molles ne mikser derisa te perftojme nje krem homogjen.

AVOKADO

Avokado eshte e pasur me acide yndyrore omega 3 te cilat ndihmojne ne rritjen e femijes. Ky frut nuk kerkon gatim, dhe mund te bashkohet shume mire me fruta te tjera si per shembull me purène e bananes.
Pregatitja: 1/4 avokado te pjekur shume, e lajme, e qerojme dhe e presim ne copa te vogla. E shtypim tulin me ndihmen e nje piruni dhe shtojme pak uje ose qumesht derisa te arrijme trashesine e deshiruar te purèse. Kremi i avokados duhet te konsumohet menjehere.

BANANE

Banania eshte ushqimi perfekt per femijet, e pasur me potasium dhe fibra. Ajo eshte e njohur si ushqimi qe eleminon aciditetin e tepert ne stomak dhe tretet lehtesisht.
Pregatitja: 1/4 banane te pjekur shume, e shtypim me dhembet e nje piruni derisa ta reduktojme plotesisht ne purè. Shtojme nje luge gjelle uje ose qumesht per ta bere me te lemuar dhe te holle. Kremi i bananes duhet patjeter te konsumohet menjehere.

DARDHA

Pureja e dardhes eshte e pasur me fibra.
Pregatitja: 1/2 dardhe te pjekur shume, e lajme shume mire dhe e qerojme. I heqim berdhamat dhe e presim ne copa te vogla. E ziejme ne avull per rreth 10 minuta ose ne pak uje derisa te zbutet. I kalojme copezat e dardhes ne mikser derisa te perftojme nje krem homogjen.

KUMBULLA

Kumbulla eshte e pasur me fibra dhe lufton ne menyre natyrale kapsllekun tek femijet. Ka nje shije te embel dhe pak te tharte, dhe mbase femija nuk e pelqen qe me heren e pare. Per kete purè duhen perdorur kumbulla lejla.
Pregatitja: 1 kumbull te bute e lajme shume mire, e presim ne copa dhe e ziejme ne avull per rreth 10 minuta apo ne pak uje derisa te zbutet plotesisht. E kalojme tulin ne mikser derisa ta reduktojme ne purè dhe shtojme uje nese eshte e nevojshme.

*Shenim: Informacioni ne kete artikull eshte i bazuar plotesisht ne eksperiencen time personale te ushqyerjes.

Foto nga: https://www.eatingbirdfood.com/

Kek të vegjël me rikota dhe mollë
previous
Kek të vegjël me rikota dhe mollë
Drithërat tek bebat 4-6 muajsh
next
Drithërat tek bebat 4-6 muajsh
Kek të vegjël me rikota dhe mollë
previous
Kek të vegjël me rikota dhe mollë
Drithërat tek bebat 4-6 muajsh
next
Drithërat tek bebat 4-6 muajsh

2 komente Fsheh komentet

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here