Përbërësit
-
8 vezë
-
800 gr domate
-
2 qepë
-
2 spec jeshil
-
2 spec i kuq
-
4 thelpinj hudhër
-
1 tufë majdanoz i freskët
-
1 tufë koriandër e freskët
-
1 lugë çaji kumin
-
pak spec i kuq djegës
-
4 lugë gjelle vaj ulliri
-
1 majë luge sheqer
-
pak djathë i bardhë
-
per shoqerim kos
-
kripë
Udhëzimet
Zakonisht sherbehet ne mengjes e shoqeruar me buke dhe kos (per te neutralizuar paksa shijen e specit djeges), por ne vende si Izraeli sherbehet edhe ne darke.
Per te realizuar kete recete na nevojitet nje tigan i madh me kapak. Ne pamundesi te tij, mjafton ta gatuajme salcen me vete, ta hedhim ne nje tave te pershtatshme per 8 persona (ose tava individuale) dhe ti mpiksim vezet brenda ne furre ne modalitetin gril per rreth 10 minuta ne 200°C.
Hapat
1
Kryer
|
Kaverdisim ne vaj ulliri ne zjarr mesatar qepet dhe hudhrat e grira holle derisa te behen transparente. Shtojme specat e kuq dhe jeshil te cilet i kemi prere ne shirita, kripen, specin djeges dhe vazhdojme kaverdisjen derisa specat te zbuten (nevojiten rreth 15 minuta) duke shtuar pak uje nese eshte e nevojshme. Shtojme kuminin pluhur, domatet e grira ne mikser dhe e leme te gjithe salcen te trashet derisa te ngelet pak e lengshme, per rreth 10 minuta. |
2
Kryer
|
Neutralizojme aciditetin e domateve me pak sheqer, shtojme majdanozin dhe korianderin e grire holle dhe e perziejme mire. |
3
Kryer
|
Me ndihmen e nje luge te vogel, hapim 8 gropeza te vogla ne salce dhe hedhim ne to vezet. I vendosim kapakun dhe i leme ne kete menyre derisa vezet te mpiksen. E sperkasim ne siperfaqe me djathe te bardhe te therrmuar, me disa gjethe koriander dhe e shoqerojme me kos. |