Udhëzimet
Sterilizuesi është një lloj i veçantë tenxhere e cila përdoret posaçërisht për të sterilizuar vazot dhe kavanozat, e përbërë nga një numër i caktuar vendesh të cilat shërbejnë për të ruajtur dhe izoluar kavanozat e qelqit gjate zierjes. Por, në mungesë të tij mund të perdorim fare mirë një tenxhere të madhe dhe të rëndë, me diametër të paktën 40cm në të cilën mund të sistemojmë vazot që i kemi mbështjellë më parë me një pecetë të pastër (secilën prej tyre veç e veç).
Dmth është e rëndësishme që gjatë zierjes, vazot të mos përplasen me njëra tjetrën (për të evituar krisjet apo thyerjet e tyre) dhe as me fundin e tenxheres. Sterilizimi në këtë pikë bëhet në një mënyrë fare të thjeshtë: vendosen vazot në tenxhere (ose në sterilizator), mbulohen komplet me ujë të ftohtë dhe e gjithë tenxherja çohet në vlim në zjarr të fortë.
Kur të kenë arritur pikën e vlimit, e ulim zjarrin në minimum dhe vazhdojmë zierjen në zjarr të avashëm për të paktën 30 minuta. Pasi të ketë kaluar koha e nevojshme, heqim kavanozat nga tenxherja vetëm kur uji të jetë plotësisht i ftohur!
8 komente Fsheh komentet
di qe vazot kur i ve ne zjerje i ve me kokeposhte, e vertete?
Faktikisht duhet te kesh nje tenxhere te madhe qe ti nxeri te gjitha vazot dhe ato te mbulohen plotesisht me uje… ne kete pike nuk ka rendesi nese i ve me koke poshte apo jo.
per sa kohe i ziejme komposton
Lolita, varet nga lloji i kompostos, nuk ka nje kohe fikse.
Mua me pelqen shume receli i qershise, mund te me tregoni se sa duhet ti zieje?
@Georgia, receta e recelit te qershise eshte tashme e postuar: http://www.unegatuaj.com/recel-qershie/
Ju lutem me tregoni si behet receli prej vishnjes, flm per mirekuptimin.
@Haxhere, receli i vishnjeve behet njesoj si ai i qershive:
http://www.unegatuaj.com/recel-qershie/