0 0
Kungulleshka të mbushura me ton

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
4 kungull i njomë
400 gr domate
150 gr peshk ton nën vaj/ujë
1/2 tufe majdanoz i freskët
1 thelpi hudhër
2 lugë gjelle djathë kaçkavall të grirë
1 lugë gjelle bukë e tharë e grirë
për zbukurim borzilok i freskët
vaj ulliri

Vlerat ushqyese të recetës

13 gr
Proteina
17 gr
Yndyrna
5 gr
Karbohidrate
223
Kalori për racion

Kungulleshka të mbushura me ton

Sot po iu propozojmë kungulleshkat e mbushura me peshk ton, një recetë shumë verore e cila bashkon në një pjatë të vetme peshkun dhe perimet.

Kuzhina::

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Hapat

1
Kryer

Së pari, eleminojmë dy skajet e kungulleshkave, i lajmë dhe i ndajmë në dy pjesë sipas gjatësisë së tyre. Me ndihmën e një luge të vogël, heqim tulin e brendshëm, e presim hollë dhe e bashkojmë me peshkun ton, domatet në copa të vogla (pa fara, vetëm tuli) dhe me hudhrën e grirë hollë.

2
Kryer

Në një tas të vogël rrahim vezën dhe ia shtojmë përbërjes së mësipërme me ton, shtojmë galetën, djathin e grirë, majdanozin dhe pak kripë. I përziejmë mirë derisa të gjithë përbërësit të jenë lidhur me njëri tjetrin. Kjo masë do të na shërbejë për të mbushur kungulleshkat.

3
Kryer

Lyejmë një tavë me pak vaj ulliri dhe rreshtojmë kungulleshkat e mbushura, i spërkasim në sipërfaqe me një fije vaj ulliri, shtojmë pak ujë në fund të tavës dhe i lëmë të piqen në këtë mënyrë për rreth 20 minuta në 180°C. Në fund të gatimit e zbukurojmë pjatën me borzilok të grirë dhe e servirim.

Featured Image
previous
Sallatë e ftohtë mesdhetare me makarona
Kupa me pandispanjë dhe qershi
next
Kupa me pandispanjë dhe qershi
Featured Image
previous
Sallatë e ftohtë mesdhetare me makarona
Kupa me pandispanjë dhe qershi
next
Kupa me pandispanjë dhe qershi

6 komente Fsheh komentet

me duket shum interesante dhe me shume vlera ushqimore po me duket se keni harruar pa perfshire domatet .nuk i pash ti kishit perfshire ne recete
komplimente per kete site

Shume interesante dhe duket fare e thjeshte per tu pergatitur.
Kisha vetem nje pyetje…”cfare eshte galeta”?

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here