Përbërësit
-
...për një tavë 30x20cm
-
400 gr makarona spaghetti
-
1 litër qumësht
-
3 vezë
-
200 gr djathë i bardhë
-
50 gr djathë kaçkavall të grirë
-
100 gr gjalp
-
një majë luge piper i zi i sapobluar
-
një majë luge arrë moskatë e grirë
-
kripë
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Ziejmë makaronat në ujë të valuar me kripë për gjysmën e kohës që tregohet në ambalazhin e tyre, pasi gjysmën tjetër të kohës do të gatuhen në furrë. |
2
Kryer
|
Në një enë rrahim mirë vezët, shtojmë pak qumësht dhe vazhdojmë sërisht rrahjen edhe për pak çaste. Shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar, pjesën tjetër të qumështit, pak kripë, pak piper, pak arrë moskatë dhe në këtë mënyre kemi formuar "salcën" në të cilën do të gatuhen makaronat. |
3
Kryer
|
Vendosim makaronat në një tavë të lyer me pak gjalp, shtojmë salcën e pregatitur dhe e rregullojmë me pirun sipërfaqen në mënyrë që të jetë e njëtrajtshme. E spërkasim sipër me pak djath kaçkavall të grirë dhe disa copëza gjalpi dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 25-30 minuta apo derisa të ketë marrë ngjyrë të kuqerremtë në sipërfaqe. Pasi të jetë pjekur, e lëmë të ftohet për disa minuta në mënyrë që e gjithë përbërja të mpikset dhe e presim në copa sipas dëshirës. |
Një koment Fsheh komentet
Ne vend te djathit te Bardhe mund te perdoret dhe ricota(gjize).Behet dhe pastico me kima(mish i grire)