Përbërësit
-
500 gr mish viçi tul
-
1 qepëe vogël
-
1 domatemesatare
-
150 gr oriz kokërrgjatë
-
2 lugë gjelle vaj ulliri
-
2 lugë gjelle gjalp
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
-
2 gjethe dafine
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Në një tigan të thellë apo në një tenxhere hedhim vajin e ullirit, shtojmë qepën dhe domaten të grira hollë, shtojmë mishin e prerë në thela mesatare dhe i kavërdisim lehtë derisa qepa të marrë ngjyrë të artë. I kriposim dhe i piperosim, shtojmë gjethet e dafines dhe i hedhim ujë sa të mbulohet mishi. Në këtë mënyrë e lëmë mishin të ziejë për rreth 20 minuta në zjarr të avashëm. |
2
Kryer
|
Në një tigan tjetër kavërdisim orizin në gjalp për rreth 2 minuta dhe shtojmë 3 gota lëng mishi të holluara me ujë (raporti duhet të jetë 1 me 3, pra për 1 gotë oriz (150gr) shtohen 3 gota lëng mishi). Në tavën që do të fusim në furrë, vendosim fillimisht orizin me lëngun e mishit, më pas vendosim thelat e mishit, i hedhim kripë dhe piper dhe i fusim në furrë të parangrohur në 180°C derisa orizi ta ketë thithur të gjithë lëngun. |
3
Kryer
|
*Shënim:Në raste se gjyveci pregatitet me makarona, preferohen të përdoren makaronat e vogla për supë ose në mungesë të tyre makarona spageti të thyera në copa të vogla. Raporti i makaronave me lëngun e mishit është 1 me 4. |