Përbërësit
-
...për mishin:
-
1 kg mish qengjishpatull ose kofshë
-
2 limon(a)
-
2 qepë e kuqe
-
3 lugë gjelle vaj ulliri
-
6-7 thelpinj hudhër
-
3 degë rozmarinë
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
-
...për salcën:
-
300 ml lëng perimesh
-
150 ml verë e kuqe
-
2 lugë gjelle miell
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Eleminojmë nga mishi i qengjit sa më shumë dhjamë me ndihmën e një thike të mprehtë. E fërkojmë mishin me vaj ulliri dhe e spërkasim me kripë dhe piper të zi të sapobluar. |
2
Kryer
|
Presim qepët dhe limonat në rrathë të trashë dhe i vendosim në një tavë të thellë bashkë me thelpinjtë e hudhrës të shtypur. Mbi to vendosim mishin e qengjit dhe e mbulojmë tavën me letër alumini duke e izoluar mirë nga të gjitha anët. E gatuajmë për 4 orë në furrë të parangrohur në 170°C, duke e spërkatur çdo një orë me lëngun që lëshon qengji. Pas dy orësh, heqim letrën e aluminit dhe vazhdojmë pjekien derisa mishi të rezultojë shumë i butë, por edhe të ketë marrë ngjyrë të bukur në sipërfaqe. |
3
Kryer
|
E heqim mishin nga furra, e vendosim në tavolinën e punës, e mbështjellim mirë me letër alumini (pjesa e shkëlqyeshme jashtë), më pas me një pecetë të pastër dhe e lëmë të pushojë ndërkohë që pregatisim salcën. |
4
Kryer
|
Gërryejmë me një lugë druri tavën ku kemi gatuar mishin dhe bashkë me lëngun që ai ka lëshuar e kullojmë. Shtojmë verën e kuqe dhe e ziejmë në zjarrë mesatar derisa të ketë përgjysmuar masën. Shkrijmë miellin në pak ujë dhe ja shtojmë salcës. Shtojmë edhe lëngun e perimeve dhe e lëmë derisa të trashet sipas dëshirës. E rregullojmë me kripë dhe piper të zi. E presim mishin e qengjit në copa të mëdha dhe e shërbejmë të spërkatur me salcën e pregatitur. |