Përbërësit
-
400 gr kos i trashë grek
-
4 thelpinj hudhër
-
4 lugë gjelle vaj ulliri
-
2 lugë gjelle limon (lëngu)
-
1 kastravecë
-
1 tufë kopër e freskët
-
kripë
-
piper i bardhë
Udhëzimet
Është e pamundur të shkosh në Greqi dhe të mos shijosh këtë salcë fantastike e cila përveçse është një antipastë tipike e këtij vendi, shërben edhe si shoqëruese e Sufllaqes greke. Por ajo mund të shoqërojë çdo pjatë; duke filluar nga mishi, peshku e duke përfunduar tek Sallata Greke apo orizi.
Një nga vetitë e saj është se mund të ruhet në frigorifer për rreth një javë nga momenti i pregatitjes: në këtë mënyrë do të kurseni kohë dhe do të shijoni një fetë buke të thekur me xaxiqe kur të ktheheni në shtëpi të uritur.
Hapat
1
Kryer
|
Si fillim, grijmë kastravecin në fije të trasha nga ana më e trashë e grirëses dhe shtrydhim me dorë lëngun që ai lëshon, ose nqs kemi kohë e lëmë të kullojë mbi një pecetë të pastër. Grijmë hudhrat shumë hollë apo mundësisht i kalojmë në mikser për të përftuar një krem nga to. |
2
Kryer
|
Në një tas mesatar, bashkojmë kosin grek me kastravecin, hudhrat, lëngun e limonit, vajin e ullirit dhe koprën. E rregullojme salcën me kripë dhe piper, e mbulojme tasin me letër transparente dhe e fusim në frigorifer për të paktën 1 orë në mënyrë që shijet të bashkohen me njëra tjetrën. E servirim të zbukuruar me gjethe mente dhe disa kokrra ullinj të zinj. |
3
Kryer
|
*Këshillë:Për pregatitjen e xaxiqes duhet përdorur kos grek i cili është mjaft i trashë dhe i yndyrshëm, por në pamundësi të tij këtë recetë mund ta pregatisim edhe me kos normal të cilin do e lëmë të kullojë një natë në një pecetë të pastër për t'i hequr të gjithë ujin e tepërt. |
2 komente Fsheh komentet
Shume faleminderit per receten. Fantastike.
me pelqen salca por menyra sesi e gatova une me pelqen dhe me shume