0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
400 gr brokoli
2 patate
1 hudhër
mente e freskët
borzilok i freskët
1 litër lëng perimesh ose ujë
2 lugë gjelle vaj ulliri
kripë
piper i zi i sapobluar

Vlerat ushqyese të recetës

7 gr
Proteina
8 gr
Yndyrna
34 gr
Karbohidrate
218
Kalori për racion
Supë krem me brokoli

Supë krem me brokoli

Karakteristikat::
  • Pa gluten
  • Vegjetariane

Kjo pjatë me shumë pak kalori (rreth 200 kalori!) është e lehtë, kremoze dhe e shijshme.

  • 25 Min
  • Shërbehet per 4 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Supë krem me brokoli: mund të serviret fare mirë në një darkë pas festave duke synuar reduktimin e kalorive të tepërta në total… Provojeni dhe rezultati do të jetë mbresëlënës!

Hapat

1
Kryer

Kavërdisim në vaj ulliri hudhrën, patatet dhe brokolit të gjitha të prera në copa për disa minuta. Shtojmë borzilokun dhe menten e freskët dhe i lëmë derisa të marrin shije. Shtojmë ujë të nxehtë ose lëng perimesh dhe e ziejmë supën për rreth 20 minuta, apo derisa brokoli të zbutet.

2
Kryer

Kur perimet të jenë zbutur plotësisht e kalojmë të gjithë masën në një përzierës me zhytje derisa të përftojmë një krem homogjen. Shtojmë edhe pak vaj ulliri në sipërfaqe dhe e përziejmë mirë. E rregullojë supën krem me kripë, piper të zi të sapobluar dhe e shërbejmë të zbukuruar me ndonjë gjethe mente/borziloku ose me pak kos të trashë.

Japrak me gjethe rrushi
previous
Japrak me gjethe rrushi
Patate në furrë
next
Patate në furrë
Japrak me gjethe rrushi
previous
Japrak me gjethe rrushi
Patate në furrë
next
Patate në furrë

15 komente Fsheh komentet

boll e mire kenka kjo cupe por ka nje te mete te madhe(ska kush me e gatu )
Po me pelqen shume e gjith materjali te lumte.naten e mire

Sapo hengrem dreke dhe bera kete recete,supe me brocoli,ishte shume e shijshme,na pelqeu shume mua burrit dhe djalit,flm per recetat.Klm.

edhe ketu blihet e gatshme por se ka kurre shijen e te beres ne shtepi. i shtova pak gjalpe ne fund para se ta hiqja dhe hudhren ja hodha te shtypur te gjalpi. ka dale mrekulli. thnx.

Ju pergezoj per receta te zhgjedhura te shendetshme me plot vitamina minerale dhe vlera ushqyese.Nese kjo sup perdoret per ushqimin e mengjezit si e till e ushqen organizmin ton per nje dit te shendosh me plot energji sepse brokoli perban 97% vigaminC dhe provitavinA,vitaminB6,kalcium,magnezium,hekur,fosfor dhe kalium.Brololi permban indolkarbinol dhe sulforin si mekanizem mbrojtes per kancer sepse indo kabinol qe gjendet ne te e sulmon Herpes simles.Ju deshiroj jete te mir dhe te shendetshme me plot dashuri.

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here