0 0
Fileto viçi me salcë pice

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
4 fileto viçi
250 gr salcë domatesh
3-4 fileto cironke të shpëlarë nga kripa
2 lugë të vogla kaperi të shpëlarë nga kripa
1 thelpi hudhër
1 tufë majdanoz i freskët
3 lugë gjelle vaj ulliri
kripë
piper i zi i sapobluar

Vlerat ushqyese të recetës

38 gr
Proteina
21 gr
Yndyrna
5 gr
Karbohidrate
350
Kalori për racion

Fileto viçi me salcë pice

Karakteristikat::
  • Pa gluten
  • Pa laktozë

Një pjatë e dytë tepër e shijshme e cila i përshtatet fare mirë një darke të shpejt të realizuar në minutën e fundit.

  • 25 Min
  • Shërbehet per 4 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Hapat

1
Kryer

Në një tigan në zjarr mesatar kavërdisim në vaj ulliri hudhrën e plotë të shtypur dhe açuget duke i lëmë për disa minuta derisa këto të fundit të shpërbëhen plotësisht. Heqim hudhrën nga zjarri dhe shtojmë filetot e viçit të cilat i kemi rrahur paraprakisht. I skuqim nga të dyja anët për pak minuta. Në këtë moment shtojmë salcën e domateve dhe kaperit dhe vazhdojmë gatimin edhe për 5 minuta të tjera duke i rregulluar të gjitha me kripë, piper dhe majdanoz. E servirim këtë pjatë të ngrohtë duke e spërkatur me pak majdanoz të grirë hollë.

Patate në furrë
previous
Patate në furrë
Sultjash (puding me oriz)
next
Sultjash (puding me oriz)
Patate në furrë
previous
Patate në furrë
Sultjash (puding me oriz)
next
Sultjash (puding me oriz)

3 komente Fsheh komentet

@Marina, acuge eshte nje lloj peshku si sardelja por me e vogel, mund ta gjesh ne cdo supermarket. Shiten nen vaj apo nen kripe me kavanoza te vegjel. Ndersa kaperit jane boce te pacelura te nje lloj bime, i gjen edhe keto ne supermarket nen shellire.

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here