Përbërësit
-
200 gr oriz kokërrumbullakët
-
2 litër ujë
-
1 litër qumësht
-
200 gr sheqer
-
1 pako të vogël vanilje
-
1 lugë gjelle gjalp
-
një majë luge kripë
Udhëzimet
Hapat
1
Kryer
|
Ziejmë orizin në ujë në zjarr mesatar për 30-40 minuta. Gjatë zierjes shtojmë edhe një majë luge kripë e cila ndihmon që kokërrat e orizit të zbërthehen lehtësisht. |
2
Kryer
|
Kur orizi të jetë zbutur plotësisht dhe të ketë ngelur pak ujë, shtojmë qumështin, vaniljen, sheqerin dhe ulim zjarrin në minimum. E lëmë të ziejë edhe 30 minuta të tjera duke e përzierë herë pas here në mënyrë që të mos ngjitet. Në fund, shtojmë edhe gjalpin i cili i jep kremozitet. E shpërndajmë nëpër tasa dhe e lëmë të ftohet plotësisht. |
3
Kryer
|
E shoqërojmë sipas dëshirës me kanellë (klasike), ose variantet e mëposhtme: Komposto vishnje e trashur me 1 lugë gjelle niseshte dhe e zierë për 5 minuta Fletë bajamesh të thekërisura me një majë luge gjalpë dhe rrush të thatë Fruta të freskëta (mjedra) dhe pak mjaltë |
Një koment Fsheh komentet
kjo recete eshte shume emire por duhet ta dish ta gatuash kjo qe keni vene ne foto ta shpif orizi duher oak me ileshuar dhe mbasi ftohet siper i hidhet kanelle dhe hahet e ftohte vihet pak ore ne frigorifer une e kam gatuar shume dhe ma kan pelqyer