Përbërësit
-
1 petë sfoljatë
-
8 feta të holla proshutë e pjekur
-
300 ml salcë beshamelë
-
2 e verdhë veze
-
2 lugë gjelle djathë kaçkavall të grirë
-
arrë moskatë e grirë
-
kripë
-
piper i zi i sapobluar
Udhëzimet
Byrek të vegjël me proshutë dhe beshamelë: pergatisim rreth 300ml beshamel (me 300ml qumësht) sipas recetes qe do ta gjeni ketu.
Hapat
1
Kryer
|
Beshamelës i shtojmë një të verdhë veze, djathin kaçkavall të grirë, kripë, pak piper dhe pak arrë moskat. Me këtë salcë të përftuar lyejmë fetat e proshutës dhe i rrotullojmë në vetvete. |
2
Kryer
|
Në tavolinën e punës hapim petën sfoljat dhe e ndajmë në 8 pjesë të barabarta brenda së cilave vendosim rolète e proshutave. I mbyllim mire anët me ndihmën e një piruni dhe lyejmë sipërfaqen e tyre me të verdhën tjetër të vezës. I pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 20 minuta. |