Përbërësit
-
...për një formë me diametër 26 cm:
-
300 gr miell 00
-
300 gr sheqer kane (sheqer kaf)
-
450 gr karrotë
-
350 ml vaj luledielli
-
6 vezë
-
2 lugë të vogla sodë buke
-
2 lugë të vogla pluhur pjekës
-
2 lugë të vogla kanellë
-
1/2 luge të vogël arrë moskatë e grirë
-
një majë luge kripë
-
...për kremin:
-
300 ml qumësht të kondesuar (Panda)
-
300 gr krem djathi
-
230 gr gjalp në temperaturë ambjenti
-
për zbukurim arra
Udhëzimet
Ngjyra kafe i detyrohet pikërisht sheqerit të kanës i cili i jep kekut një shije vërtetë të veçantë. Për këtë tortë egizstojnë receta nga më të ndryshmet, por unë po ju propozoj të preferuarën time!
Hapat
1
Kryer
|
pregatitja e kekutRrahim në mikser elektrik sheqerin e kanës me vajin e lulediellit për të paktën 10 minuta. Gjithmonë duke i rrahur shtojmë vezët një nga një duke përftuar kështu një masë të fryrë dhe me ngjyrë të hapur. |
2
Kryer
|
Në një enë tjetër sitim një nga një miellin, pluhurin pjekës, sodën e bukës, kanellën dhe arrën moskatë duke i përzierë mirë. Këtë masë ja shtojmë vezëve me sheqerin dhe vajin duke i përzierë derisa të homogjenizohen. Në fund shtojmë edhe karrotat e grira me anën më të trashë të grirëses dhe një majë luge kripë. |
3
Kryer
|
Lyejmë me gjalpë dhe miell formën për torta. Hedhim brumin e kekut dhe e pjekim ne 180°C per 60-70 minuta. Nëse shohim që sipërfaqja po merr ngjyrë shumë shpejt, e mbulojmë me letër alumini dhe vazhdojmë pjekien. Bëjmë gjithmonë provën e shkopit përpara se ta nxjerrim nga furra. E lëmë të ftohet plotësisht përpara se ta presim në disqe dhe ta mbushim me krem. |
4
Kryer
|
pregatitja e kremit:Në rrahësin elektrik rrahim shumë mirë qumështin e kondesuar me gjalpin derisa të formohet një krem homogjen dhe pa kokërriza. Shtojmë lugë lugë kremin e djathit dhe vazhdojmë rrahjen me shpejtësi të ulët edhe për 2 apo 3 minuta. Nëse kremin nuk e përdorim menjëherë, e ruajmë në frigorifer mbuluar me një qese transparente. Me këtë krem mbushim tortën me karrota brenda dhe e zbukurojmë në sipërfaqe. E dekorojmë me arra sipas dëshirës. |
12 komente Fsheh komentet
me falni por arre moskate cfare eshte?mund te ma shpjegoni ju lutem?faleminderit
KJo recete eshte super . Mos e lini pa gatuar.Une e bera pa arre moskati se nuk kisha ,po sidoqofte ishte shume e mire
Une e kam provuar kur isha ne Angli dhe mund te them qe ishte per te lene lepire gishtat…
Ju lutem mund te me thoni se c’fare eshte bustine maje birre ?????????
Ju lutem mund te me thoni se c’fare eshte pluhur pjekes sepse nuk e di ?????????? Faleminderit
Pluhuri pjekes eshte nje pluhur i cili ngjan per nga pamja me soden e bukes, por sherben per ti fryre embelsirat ne momentin qe ato piqen, pa qene nevoja te vijne paraprakisht.
Maja gjendet ne dy forma.Ne forme kubeti te vegjel,dhe ne forme pluhuri ne bustina,[ne italiano i thone lievito di birra].Megjithate per ta kuptuar perdoret te ardhur brumi kur ben buke ose embelsira.
pershendetje shum e mire e kam provuar po si ti gjej arrst moskate ne angli do ta dija shum per nder nqse me kthen pergjigje se e kam shum qef po nuk eshte shum lire ta blesh dhe me ndihmet tuaj po e bej me mire ne shtepi flm shum per recetat
@Leo, arren moskate ne anglisht e gjen nen emrin “Nutmeg”, ne formen e pluhurit ose kokrra te plota.
shum faleminderit per pergjigjen “une gatuaj”po cfare luge duhet te perdorim per arrat moskate duhet te hedhim 1/2 e luges se gjelles apo te luges se kafes pres pergjigjen tuaj faleminderit
@Leo, arra moskate ka shije teper te forte, prandaj i referohemi luges se vogel, asaj te kafes.
shum faleminderit per pergjigjen tuaj