Përbërësit
-
...për 250 gr krem shantili:
-
250 ml krem pana për ëmbëlsiranga frigoriferi
-
50 gr sheqer pluhur
-
1 majë luge vanilje
Udhëzimet
Duke qenë një nga kremërat më të përdorur në pastiçeri, përveçse përdoret i vetëm nëpër ëmblësira të ndryshme, shpesh bashkohet edhe me Kremin e pastiçerise për të formuar Kremin diplomat.
Hapat
1
Kryer
|
Në një tas të madh, rrahim me ndihmën e një mikseri elektrik me shpejtësi maksimale kremin pana derisa të trashet. Shtojmë sheqerin pluhur të situr dhe vazhdojmë rrahjen derisa kremi të ketë arritur trashësinë e dëshiruar. Shtojmë së fundi edhe vaniljen pluhur, dhe e rrahim edhe për 3 apo 4 sekonda të tjera. |
2
Kryer
|
Kremi shantili mund të pregatitet maksimumi një ditë përpara përdorimit, dhe të ruhet në frigorifer i mbuluar me letër celofoni. Nëse para përdorimit vëmë rë që në sipërfaqe të tij është formuar një lëng, pra është ndarë kremi nga uji, vazhdojmë rrahjen edhe për pak çaste derisa kremi të rezultojë homogjen. |
4 komente Fsheh komentet
shume shume e mire……… te con goja leng
shum e mir
Mua me pelqeu kjo torte me krem gjalpi…
Une vdes per torta dhe kjo recete me pelqeu shume, e bashkova me krem pastiqerie dhe kam bere 1 torte super… ju falenderoj per recetat e shijshme qe publikoni…